H. Çili, dalja e FRD e AK më vete: “vërtetim i pandehmave publike të Sali Berishës për rolin e ish-presidentit” dhe “Spahiu e bën të pakuptimtë vazhdimin e mëtejshëm të tij në jetën politike”

Postuar në 27 Prill, 2013 09:48

 

 

Në analizën e vet të përjavëshme te MAPO, H. Çili, analizon vendimet e 2 partive të reja me kredo politike në skenën shqiptare, FRD e AK, për të garuar më vete. Çili e jep që ë titull opinionin e tij, duke i quajtur 2 vendime “apolitike”

Në lidhje me FRD, opinioni i gazetarit pranë qeverisë, është se ajo nuk fiton gjë vetë, por heq votat e së djathtës. Madje, ai e quan dhe “dalje nga natyra e gjërave”.

Shkruan Çili: “Duke dobësuar shanset e së djathtës për të qenë fituese, duke zeruar praktikisht shanset e partisë së tij për t’u përfaqësuar në skenën politike, dhe për pasojë në koncertin e së djathtës me këtë vendim taktik, Fryma e Re Demokratike, praktikisht sjell vetëm një efekt: rritjen e shanseve të së majtës për të qenë e avantazhuar si koalicion në mbrëmjen e vonë të 23 qershorit.

Sa për AK, që ai e quan “populiste, ose më saktë nacionaliste-antiberishiste”, Çili ka idenë se “me ligjërimin politik irracional të fillesave të veta, fillimisht u kujdes për atdheun, pastaj kundër gjithë klasës politike dhe më në fund, pasi komuniteti ndërkombëtar presionoi skenën politike shqiptare, duke filluar nga Berisha, kundër diskursit nacionalist i mbeti…vetëm antiberishizmi.

Por, duke mos e manaxhuar në mënyrë racionale në kushtet e këtij sistemi elektoral antiberishizmin, “përveçse duke u bashkuar me koalicionin e PS, Spahiu e bën të pakuptimtë vazhdimin e mëtejshëm të tij në jetën politike dhe garën në këto zgjedhje

k.c.

 

i plotë: http://www.mapo.al/2013/04/27/bamir-topi-dhe-kreshnik-spahiu-secili-ne-vendimin-me-apolitik-te-jetes/

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>I madh je Cili. Je bo si Fevziu e Artan Hoxha. Topi i prishka pune Berishes ndersa Spahiu eshte antiberishist dhe nuk i prish pune te majtes. &nbsp;Jeni bere edhe te ligj edhe te djallezuar ju Cilat.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.