Kujt i ngjan raporti Topi-Berisha?

Postuar në 26 Prill, 2013 03:48

 

Kujt i ngjan historia e prishjes së Bamir Topit me Sali Berishën dhe a mund të ndodhë diçka e ngjashme si me Partine e Pollos të disa viteve më parë? "Dyshimi im është se mund të ndodhë diçka e ngjashme si me Partine e Pollos të disa viteve më parë. Është shumë vështirë për të pranuar se aktorët politikë të sotëm përpiqen për një kauzë apo bosht të caktuar në politikat sociale, ekonomike, filozofike, ideologjike apo në përgjithësi për një sistem të caktuar e koncepte unike në ndërtimin e funksionimin e shtetit. Jeta në këto vite të post-diktaturës ka treguar se shoqëria shqiptare është përplasur gjatë gjithë kohës me politikanë karrieristë që janë përdredhur si furka e pa arritur të krijojnë individualitet e tyre jashtë kornizës së njëshit. Në këtë kontekst, edhe pse partia e Bamirit duket diçka më e pjekur nëse krahasohet me atë të ish-partisë së Pollos, ajo përsëri do të çojë ujë në mullirin e Berishës e më shumë të ngjarë ka, nëse krijohen kushtet, ti ngjitet PD-së në periudhën e pas-zgjedhjeve..." - thote Armand Vincani ne nje interviste ne te perditshmen DITA.

Por nuk eshte i ketij mendimi Mero Baze. Ne editorialin e tij te mbremshem ne TEMA Online duke folur reth raporteve te Topit me Berishen ai shkruan:

"Historia e prishjes së Bamir Topit me Sali Berishën nuk i ngjet as prishjes së Berishës me Eduard Selamin, as prishjes së Berishës me Dashamir Shehin, as prishjes dhe pazareve të Berishës me Genc Rulin, Genc Pollon, Tritan Shehun, Arben Imamin, Preç Zogajn, Spartak Ngjelën, etj. Prishja e tij me Bamir Topin ka ardhur jo për ndonjë betejë apo karrierë brenda PD-së, pasi ata janë bërë armiq kur kishin të dy postet më të larta në vend dhe nuk kishin ç’kërkonin tjetër. Prishja e tyre ka ardhur se Bamir Topi shikohej si njeri i pasigurt për të mbuluar krimet e familjes në pushtet. Kaq. Pra është një konflikt që nis dhe mbaron tek familja e Sali Berishës dhe jo tek Partia Demokratike..." a.n.

 

Vincani:

http://gazetadita.al/me-frd-ne-mund-te-ndodhe-ngjashem-si-me-partine-e-p...

Baze:

http://www.gazetatema.net/web/2013/04/25/perse-berisha-deshtoi-me-koalic...

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po Respublica nuk ka asnje mendim te sajin? Kaq te veshtire e keni te analizoni fllusken e ujit te quajtur &quot;Bamir&quot;?</p>

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Mbaroi pune media e majt me AK-n, tani po i futet FRDs. lol</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.