Ministri i Rendit i ulur në kafene me shoferin e të dyshuarit për vrasjen e Dritan Lamajt(!!!!)

Deputeti Saimir Tahiri ka publikuar në profilin e vet në facebook dy foto, ku duken ministri i rendit Flamur Noka, tok me zv.ministrin Ristani, që janë të ulur në tavolinë me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e Komisar Dritan Lamaj. Sipas Tahirit, Vlashi është dhe i afërm i Arben Frrokut. “Takimi është zhvilluar në kafenenë në pronësi të vetë Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Dëshmorët”, jep një info të detajuar deputeti socialist. Më tej, ky i fundit, bazuar tek këto foto, hedh dyshime mbi “një tradhëti ndaj Komisar Dritan Lamajt”.
Në fund, Tahiri ka disa pyetje për ministrin:
-A është diskutuar për Arben Frrokun në atë tavolinë?
-A kompromentohen hetimet për vrasjen e Dritan Lamajt nga këto takime?
-Cila është lidhja e Mul Nokës dhe Ristanit me shoferin dhe kushëririn e Arben Frrokut?
Re.Pu.
Comments
Nuk eshte zor per t'i kuptuar
<p>Nuk eshte zor per t'i kuptuar keto lidhje.</p>
Add new comment