Asambleja Nacionale franceze i thotë “po” martesës mes njerëzve me seks të njëjtë; por mes debateve të forta

Postuar në 23 Prill, 2013 11:19

Parlamenti francez, alias Asambleja Nacionale, ka miratuar sot në mënyrë përfundimtare ligjin, që lejon martesat gay dhe adoptimin e fëmijëve nga ana e një çifti gay-sh. Deputetët kanë modifikuar artikullin e Kodit Civil që përkufizon martesën, e cila qysh nga ky moment përcaktohet si “kontratë midis dy personash me seks të kundërt, apo me seks të njëjtë”. E kështu, debatet që e paraprinë këtë ngjarje mund të quhen të mbyllura. Franca bëhet vendi i 14 që njeh me ligj martesat mes njerëzve të së njëjtës gjini.

Deri më tani, përveç Francës, shtetet që kanë njohur me ligj martesa të tilla janë Meksika (vetëm në kryeqytet, në fakt), SHBA-të (vetëm në 9 shtete dhe në Washington DC), e pastaj Danimarka, Argjentina, Islanda, Portugalia (ku nuk lejohet, megjithatë, adoptimi i fëmijëve nga ana e çifiteve gay), Suedia, Norvegjia, Afrika e Jugut, Kanadaja, Spanja, Belgjika, Holanda, Uruguaji, dhe Zelanda e Re.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.