Zaganjori, kryetari i ri i Gjykatës së Lartë. Të plotësojtë kriteret kushtetuese dhe ato të meritës - thotë dekreti për Artan Hoxhën

Xhezair Zaganjori do të jetë kryetari i ri i Gjykatës së Lartë, duke zëvendësuar Shpresa Beçajn në këtë post. Faqet online te mediave kryesore te vendit njoftojne se ai kreu sot betimin. Nga media mesohet se Presidenti Nishani ka rrëzuar dekretin e ish- presidentit për Artan Hoxhën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë tashmë të ezauruar. “Me shkresën nr. Prot.824, datë 22.04.2013 të dërguar nga Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, duke konsideruar të ezauruar dekretin për emërimin e z. Artan Hoxha, kërkohet dërgimi i një kandidature të re, e cila të plotësojë kriteret kushtetuese dhe ato të meritës”, thuhet në njoftimin e presidencës. Në emër të tij, presidenti ka dekretuar Fatos Lulon.
Add new comment