AK po kërkon të prishë qëllimisht çdo mundësi kompromisi me PS - thotë Minxhozi

Në një forum në numrin e sotëm të së përdithmes DITA Skënder Minxhozi i përgjigjet kështu pyetjes: “Dalja e FRD dhe AK të vetëm në këto zgjedhje, cilët nga kampet dëmton me shumë?”:
“Duke qenë se bëhet fjalë për dy parti që nuk janë testuar kurrë më parë, është vështirë të parashikohet se cili do të jetë rezultati i tyre elektoral, e për pasojë është gjithashtu e vështirë të kalkulohet dëmi që ato do të sjellin. Nëse do të konfirmohej qëndrimi më vete edhe i AK, do të kishim një situatë simetrie mes partisë së Spahiut dhe asaj të Topit, sa i takon dëmtimit të dy koalicioneve kryesore. Kam përshtypjen se me kushtet që ka vënë, AK po kërkon të prishë qëllimisht çdo mundësi kompromisi me PS. Nuk i di arsyet e këtij qëllimi, por ajo që duket është lodhja dhe konsumimi që ka nisur të vihet re tek AK në muajt e fundit. Gjithsesi qëndrimi jashtë koalicioneve i Topit dhe Spahiut, janë dy lajme të këqija për Berishën dhe Ramën...” Re.Pu.
http://gazetadita.al/ak-po-kerkon-te-prishe-qellimisht-cdo-m...
Add new comment