Koalicionet ok, po me KQZ-në çdo bëhet?

Portalet online citojnë një deklaratë të ambasadorit amerikan Arvizu bërë sot në korcë, ku ai i është kthyer situatës në KQZ. “Qe te kete zgjedhje te mira, nevojitet jo nje KQZ te bazuar mbi nje farse, por nje KQZ funksionale, nje KQZ si nevoje e konsensusit politik dhe marreveshjes. Eshte e rendesishme te ristrukturohet KQZ dhe prej ketej te nise edhe kompozimi i 89 KZAZ-ve. Eshte e rendesishme qe te zbatohen rregullat. Fatkeqesisht rregullat nuk jane respektuar kohet e fundit. Ai qe eshte me i rendesishmi, eshte vullneti politik. Askush nuk po flet per bojkot, askush nuk po flet per shtyrje zgjedhjesh. Gjerat jane aty, prandaj nuk nevojitet nje farse por qe punet te merren seriozisht. Dhe e rendesishme eshte qe opozita dhe qeveria te jene pjese e ketij procesi. Ne nuk kemi nje formule magjike, por ka me shume se nje zgjidhje dhe nje zgjidhje eshte ende e mundshme, – raporton televizioni TCH fjalët e ambasadorit.
Deklarata vjen në një kohë kur KQZ vijon e mblidhet me 4 anëtarë (sot ka marrë një vendim lidhur me KZAZ-të) kurse Berisha përsërit (në përgjigje të kujt?) që “zgjedhjet nuk shtyhen asnjë sekondë”. a.n.
Add new comment