As Enver Hoxha nuk u fliste nxënësve të shkollave tetëvjeçare për armiqtë e tij e të partisë së tij - shkruan Nano

Nuk po bëjnë më përshtypje ca sjellje publike e politike të Berishës, që lëndojnë haptazi deontologjinë e profesionit të politikanit në një demokraci liberale; në mos, prishin e komprometojnë ca rregulla të qarta të lojës elektorale; në mos akoma, janë një dhunim flagrant i ligjeve të këtij vendi. Nuk bëjnë përshtypje, ngaqë këto sjellje janë tanimë një stil pune i tij – shkruan Mustafa Nano në editorialin e sotëm në të përditshmen SHQIP dhe shton: “Ka kohë që gazetarët merren gjithnjë e më pak me atë që bën Berisha, duke përjashtuar këtu rastet kur bëmat e tij janë të rëndësishme e të frikshme, siç ishte zëvendësimi i anëtarit të KQZ-së të propozuar nga LSI-ja…”
Nano shkruan më pas se” “shumica e këtyre zullumeve janë krejt të panevojshme” dhe përmend fjalimet përpara nxënësve:
“Fjala vjen, cili është qari i tij kur shkon dhe mban fjalime përpara nxënësve të një shkolle tetëvjeçare, dhe u thotë këtyre të fundit se “kundërshtari i tij politik nuk e do kombin, nuk i do ata fëmijë, nuk e do të ardhshmen e tyre, etj., etj”? Këtë gjë e ka bërë më shumë se një herë. Ai është qortuar nga më shumë se një zë për këtë sjellje, por ai ka këmbëngulur tek e vetja, ndonëse e di – janë të gjitha gjasat që ta dijë – se kjo që bën është e pakuptimtë, e paprecedent, është gati lapërdhare. Edhe despotë që janë shquar për mizoritë e tyre kanë qenë shumë të kujdesshëm në komunikimin me fëmijët e kësaj moshe. Unë jam mbi të 50-at, dhe më duhet të pohoj se nuk di (ndokush mund të më korrigjojë në këtë mes) që Enver Hoxha t’u ketë folur nxënësve të shkollave tetëvjeçare për armiqtë e tij e të partisë së tij, për Mehmet Shehun e Co., apo qoftë dhe për imperializmin amerikan apo revizionizmin sovjetik…”
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/25/prapa-cdo-gjesti-po...
Comments
shkrim ne vazhden e shkrimeve

shkrim ne vazhden e shkrimeve fanatike militantiste. Shkrim qe ta shpif me nje nivel mizerabel te te shkruarit te trakteve. Enver qeni i fliste dhe ajrit dhe kontrollonte cdo gje, sa qe po te hapesh dhe librat e guzhines se asj kohe hapeshin me citatet e fjalet e enverit. Kur pushkatoj dhe denoj grupet armiqsore, mbaj mend qe ne oborrin e shkolles na lexoheshin komunikatat e partise/enverit. nano sic duket ky eshte liku jot, formati jot, korniza jote .....

Na mbyten skraparllinjte o

Na mbyten skraparllinjte o Zapbone, i paskemi pas rrisk dhe pas 90, dhe para 90.

Monedha ka dy anë dhe ky

Monedha ka dy anë dhe ky është pjesa më e keqe e monedhës

Megjithese e di qe je nje

Megjithese e di qe je nje militant i vendosur, asnjehere nuk mund t'a çoja nder mend se ti Mustafa edhe i beson keto broçkulla qe shkruan!

Nuk eshte vetem "skutheria djallezore" qe ti perdor ne gazeten tende per te mbajtur te bashkuar majtistet e komunistet e çdo lloji.

Jo. Ti vertet i beson ato qe broçkullis. Dhe....

Te rrosh vete Mustafa se "mendja te ka lene shendene"

O Mustafa Nano. Fajin e keni

O Mustafa Nano. Fajin e keni ju te medias qe nuk e bojkotoni Salen ne keto raste. Si ka mundesi qe kreministri del para pankartave te partise ne nje shkolle publike dhe ben gjuhe me gjuhem me militantet dhe ju e shfaqni drejtperdrejt, e komentoni apo e jepni si lajmin e dites? Pse nuk shkon dikush te intervistoj nxenes ne keto shkolla, apo ta demaskoj partine shtet? Media eshte problemi kryesor, se Sala nuk ka cfare te humabs me dhe i provon te gjitha per pak publicitet. Sikur pushtiti i Peste te behej bashke per te miren e vendit, politika nuk do tallej me popullin ne kete menyre. Po medja eshte thjeshte nje vegel e pushtetit, dhe keshtu Sala ka shance te sulmoje "armiqet e popullit" neper shkolla.

Add new comment