Edi Rama i përgjigjet Kreshnik Spahiut dhe e quan … sorrë, xhuxhmaxhuxh, sharlatan i Saliut

Ka folur dhe Edi Rama për vendimin e AK-së, më saktë të Kreshnik Spahiut për të dalë më vete në zgjedhje. Emërtimi “Sorrë’ në adresë të Spahiut në prononcimin e Saimir Tahirit menjëherë pasi doli lajmi i kandidimit më vete për AK-në paska qenë në fakt i Edi Ramës. Ose këtij të fundit i ka pëlqyer aq shumë kur ka dalë nga goja e Tahirit sa e ka huazuar.
Një shënim të bërë në blogun e tij dhe që është marrë me shpejtësi nga agjencitë e sitet online, Rama e fillon kështu: “Fatkeqësisht dyshimi im se AK ishte një sorrë e pushtetit për të çoroditur popullin opozitar e jo një shqiponjë e opozitarizmit, ka marrë formë gjatë procesit qesharak e të shëmtuar që imponoi ajo parti për të (mos)negociuar me PS-në dhe është provuar sot, kur Kreshniku i nacionalizmës është shfaqur si xhuxhmaxhuxhi i radhës në përpjekjen e kotë për ta shitur një produkt të diktaturës së korrupsionit si një forcë vetmitare opozitare që aleat të vetëm paskej popullin!”
Dhe e mbyll me frazën e Samuel Johnsonit: Nacionalizmi është streha e fundit e maskarallëkut.
Shënimin e plotë, që është fare i shkurtër, mund ta ndiqni në linkun http://www.edirama.al/blog/nje-sorre-ne-qiellin-e-opozites/
Re.Pu.
Add new comment