Fate Velaj i shock-uar: Kam fituar vëmendjen e medias prej veshit të Eginit, dhe jo prej gjërave që kam bërë në këtë jetë

Fate Velaj, piktor, fotograf e kurator me banim në Vienë e me akses në qarqet vendimmarrëse të Austrisë, në të njëjtën kohë dhe organizatori i takimit të Edi Ramës në Akademinë Diplomatike të kryeqytetit habsburgjik, ka bërë një reagim të gjatë e të detajuar lidhur me atë që ndodhi e me jehonën që gjeti në Shqipëri.
Ka një moment që ia vlen të veçohet nga shkrimi i tij: “Ajo që më bëri përshtypje [në këtë histori] ishte ajo që nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë: që unë të telefonohesha nga mediat shqiptare aq shumë sa ç’u telefonova këto ditë. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë që të më dërgoheshin aq shumë pyetje përmes emailit sa ç’mu dërguan këto ditë. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë që brenda natës të më bëheshin aq shumë kërkesa për miqësi në Facebook sa ç’mu bënë atë natë. Ishin telefonata urimi për aktivitetet në Vienë; emaile plot respekt për suksesin por edhe të mbushura me shqetësimin që përcillnin mediat në Tiranë.“
Fate Velaj vijon më tej me qortimin ndaj medias, që është shumë e politizuar e që kujtohet për njerëzit e suksesshëm veç atëherë kur këta, me apo pa dashjen e tyre, përfshihen nga gjeratorja e politikës: “Asnjëherë nuk përjetova këtë interesim të mediave shqiptare karshi meje….. Por do të vinte një ditë kur unë do të bëhesha i ‘famshëm’. Do të vinte dita kur një vesh, i varur diku në një cep të Akademisë Diplomatike në Vjenë do të tërhiqej me forcë e do të ‘shkulej miqësisht’ nga vendi, nga një, më i gjatë se unë dhe vetë veshshkuluri, do të më bënte ‘të famshëm’.
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/04/29/fate-velaj-deshmon-per-vjenen-kur-i-gjati-i-shkuli-veshin-veshgjatit/
Re.Pu.
Add new comment