Ilvo Diamanti: Berlusconi-zmi ka vdekur; por vetë Berlusconi është i fortë, njësoj si 20 vjet më parë

Postuar në 29 Prill, 2013 04:21

Në një shkrim të tijin me titull “Mos vallë duhet të bëhemi të gjithë berlusconi-anë?”, politologu italian Ilvo Diamanti që shkruan për të përditshmen la Repubblica, përpiqet të interpretojë e shpjegojë pse Berlusconi, edhe pse ka humbur një pjesë të madhe të elektoratit, edhe pse ka njëzet vjet që është në politikë, edhe pse është konsideruar ‘i vdekur’ më shumë se njëherë, edhe pse e përqeshin jashtë Italisë, vijon të luajë një rol qendror në politikën italiane.

“Gjashtë muaj më parë, të gjithë ishin me idenë se aventura e tij politike mori fund. Po e braktisnin deri dhe bashkëpunëtorët e tij. Po kërkonin të bënin dhe ata ‘primaries’, siç bën e majta. Edhe unë vetë e konsideroja berlusconi-zmin, modelin politik e kulturor që na u imponua nga Berlusconi, në rënie. Edhe ‘partia personale’, një shpikje e tij, ka humbur shumë vota. Humbi pothuaj 6,5 milionë vota në zgjedhjet e  sapo mbyllura.”, shkruan Diamanti. Dhe shton: “Por Berlusconi nuk ka marrë fund, megjithatë. Berlusconi-zmi ka marrë fund si model kulturor (askush nuk beson më, në këtë kohë që po vrasin veten sipërmarrësit, në modelin e sipërmarrësit të suksesshëm e të bërë vetë), por Berlusconi vetë jo”.  

Dhe “pse-në”, Ilvo Diamanti e gjen, përveçse te kriza, edhe tek loja e dobët apo e keqe që kanë bërë kundërshtarët e tij, PD-ja dhe Lëvizja ‘Pesë Yjet’. Pas zgjedhjeve, Berlusconi ka qenë i vetmi që ka lëvizur me mençuri e në mënyrë konstruktive.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.