Adem Demaçi ndryshon mendim: “Jam keqkuptuar; vetëm disa llapjanë nuk e deshën luftën”

Postuar në 29 Prill, 2013 03:46

Adem Demaçi, emrin e të cilit e shoqëron vazhdimisht, si të ish një e dhënë anagrafike, përcaktori ‘veprimtari i çështjes kombëtare’, është penduar për frazën që ka lëshuar në fillim të prillit në një takim politik lidhur me banorët e Llapit. “Llapjanët nuk e donin luftën hiç”, është shprehur ai në atë rast, duke bërë një paralele mes Llapit e “Drenicës heroike” e “Dukagjinit heroik”.

Ai ka nxituar ta saktësojë idenë e mëparshme. “Jam keqkuptuar”, tha ai dje. “Kam thënë se disa nga llapjanët e mi nuk e deshën luftën. Kam thënë kështu për ata, të cilët, 14 vjet pas përfundimit të luftës, Besianën vazhdojnë ta quajnë Podujevë. Kam thënë për ata, të cilët pa asnjë meritë e qeverisin komunën e Besianës. Kam thënë për ata llapjanë, të cilët e sabotuan luftën dhe nuk morën pjesë në kryengritjen e armatosur”, ka thënë Demaçi, sipas "Epokës së re”.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.