Rekord absolut i Namik Dokles: 21 vjet deputet, vetëm një mungesë në parlament!

Postuar në 30 Prill, 2013 07:07

Kryetar i Kuvendit, nënkryetar i Kuvendit, 7 herë deputet, kryetar u grupit parlamentar të PS, kryetar i delegacionit në Asamblenë e Këshillit të Evropës, politikani 67 vjecar Namik Dokle në fund të kësaj legjislature thyen një rekord që zor se mund t'ia thyejë kush. Në 22 vjet si anëtar i Kuvendit ka bërë vetëm një mungesë, dhe atë me arsye. Këtë detaj nënkryetari aktual i Kuvendit e ka bërë të ditur dje në emisonin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku. Në rubrikën e përhershme të Qafokut “50 FAKTE DHE FOTOGRAFI”, ishin renditur detyrat dhe karriera e Dokles, ndërkohë që vetë i ftuari i emisionit bëri të ditur një detaj që për një politikan shqiptar është vërtetë i rrallë.

Pyetjes së Qafokut se sa herë kishte munguar në Kuvend në 7 mandatet i zgjedhur si deputet, Dokle iu përgjigj se kishte munguar vetëm një herë. Dokle sqaroi se edhe për atë mungesë thjesht kishte ngatërruar ditën. Kuvendi kishte shtyrë nga e hëna e zakonshme për të mërkurën një seancë dhe Dokle nuk e kishte mësuar këtë fakt. Kjo ishte arsyeja e mungesës së vetme.

Një mungesë e vetme në 21 vjet deputet është një model kaq pozitiv kur dihet që shumica e deputetëve shqiptarë jo vetëm që mungesat nuk I kanë problem, por ka nga ata që nuk kanë folur një herë të vetme. Dokle mund të merret etalon në këtë drejtim.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Klevis (not verified) on

8 ore ne pune apo 8 ore pune?

This is the question?

Submitted by Anonim (not verified) on

Dokle eshte mire te mos merret etealon per asgje.

Eshte nje politikan kot fare.

A mban kush mend te kete thene apo bere dicka te dobishme ne tere jeten e tij politike?

Submitted by victory (not verified) on

Namik Dokle , padyshim qe eshte shembull per parlamentaret shqiptare! Respekte!

Submitted by Babazula (not verified) on

I kane thena ata druzhet e veta te Beogradit, "mos ju ndaj parlamentit" dhe ky mavria e ka marre fjale per fjale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.