Bardhyl Matraxhiu flet për njeriun si kafshë politike dhe pastaj për kafshërinë e politikës

Pedagogu i letërsisë Bardhyl Matraxhiu e nis shkrimin e tij të publikuar në Panorama me frazën e famshme që thotë se “njeriu është nga natyra një kafshë politike”, për ta kaluar më pas – këtë lë ai të kuptohet – tek kafshët e politikë shqiptare. “Aristoteli nuk ka parashikuar që do të lindnin dikur në Shqipëri disa njerëz që do ta bënin politikën jo me diturinë njerëzore, por me instinktin e kafshës që e nuhat dhe ka aftësinë ta gjejë dhe të sulet egërsisht mbi prenë e saj, siç sulen këta tanët mbi fondet publike”, thotë Matraxhiu në shkrimin e vet. Dhe nuk heq shumë për ta ilustruar këtë ide: “[Politikanët shqiptarë]deri dje brekëgrisur e bythëdërrmuar, … sot kanë jahte e ‘ishuj’ në bregdet”.
Më pas heq një paralele me Bushin junior, që ka festuar tok me gruan, e me një çift miqsh, 40 vjetorin e përbashkët të martesës, në prani të vëllait e të nja dy miqve të fëminisë (këtë ngjarje e ka marrë nga libri autobiografik i Bushit ‘Decision Points’). Milioneri George W. Bush ka pirë atë mbrëmje me miqtë e vet verë 60 dollarëshe ‘Silver Oak Wine’, ndërsa – këtu është Matraxhiu që ndërhyn me një dëshmi – “një natë më parë kisha parë nja dy politikanë shqiptarë në një lokal në mes të Tiranës kur porositnin apostafat me zë të lartë shishe vere 200 euroshe”.
Shkrimin që fillon me Aristotelin e mbyllet me Makiavelin mund ta lexoni të plotë në linkun http://www.panorama.com.al/2013/05/02/profili-i-politikanit-shqiptar/
Re.Pu.
Comments
Perkthimi korrekt i termit
<p>Perkthimi korrekt i termit "Zoon Politikon" duhet te ishte "qenie e bashkesies" ose " e shoqerise" dhe nuk ka te beje fare me politiken ashut si e perdor Matraxhiu. Per mendimin tim duhet te bente nje freskim te njohurive para se ta shkruante artikullin.</p>
Add new comment