Kurti: SHBA po kërkon Serbinë në Perëndim përmes lëshimeve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një prezantim në “The Neë School” në ShBA ku është pyetur edhe për ndërprerjen e dialogut strategjik nga SHBA.
Shtëpia e Bardhë ka pezulluar Dialogun Strategjik të planifikur me Kosovën për shkak të mbylljes së strukturave ilegale serbe në Veri. Nuk mund t’ia lëmë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet të përfundojë këtë
ka thënë Kurti.
Më tej me një fjali shumë të qartë, kryeministri i Kosovës ka zbardhur natyrën e vërtetë të tensioneve të SHBA që kërkojnë të blejnë Serbinë në Perëndim përmes lëshimeve në Kosovë.
Aty ku kemi disa pengesa është në diplomaci, sepse, sipas meje, SHBA-ja e konsideron shumë të rëndësishme që ta tërheqë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Serbia është e lidhur ngushtë me Moskën dhe ne, duke qenë të palëkundur në sundimin e ligjit, demokracinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se ne nuk po e ndihmojmë SHBA-në që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse. Por, sinqerisht, ky nuk duhet të jetë problemi im
ka thënë ai.
Komenti përkon në fakt me vendimin e administratës Trump që i kërkon Serbisë të mos blejë më naftë apo gaz në Rusi, pasi përndryshe do të përballet me sanksione.
Add new comment