Dëshmia e një austriakeje mbi Ramën në debat: Rama ishte arrogant

Në sitin ‘Balkan Insight’ është publikuar një dëshmi e shkurtër e një producenteje filmash, austriakes Eva Hausberger, lidhur me ngjarjen në Akademinë Diplomatike të Vienës, ku ka ndodhur” incidenti me veshin e Egin Cekës”. Ngjarja pak a shumë është sqaruar tanimë (edhe dëshmitë e vetë Egin Cekës, apo të të atit të informuar po nga Egini, shkojnë deri tek prekja apo tërheqja e veshit), dhe në këtë kuptim nuk ka nevojë për ndonjë info tjetër. Por austriakja rrëfen dhe Ramën gjatë debatit. Pasi saktëson që në ballafaqimin mes Ramës e Cekës nuk ka pasur elementë të dhunës (“ata nisën një debat, por që ish shumë larg nga goditja e njërit tjetrit”, thotë), jep një konsideratë për Ramën si i ftuar në atë bisedë, ku ajo vetë mori pjesë.
“Rama u prezantua si një lider i mençur, që ka bërë një qytet të bukur, Tiranën, dhe që mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Por ajo që pashë unë ishte një Ramë arrogant, që shmangte përgjigjet ndaj pyetjeve… buzëqeshte, dhe përgjigjet ishin ose diçka që ai donte të thoshte vetë, ose ndonjëherë të pavërteta”.
Re.Pu.
Comments
Cudi si mund te ndodhe

Cudi si mund te ndodhe ndryshe apo jo? Nje njeri qe 8 vjet nuk i eshte pergjigj asnje pyetje ne partine e tij, ne media del per te share ata qe kundershtojne, nuk paska aftesine per tu perballur me pyetje sfiduese? Po si valle.... mister i madh, nuk di ca te them

O Albi, a i eshte shmangur

O Albi, a i eshte shmangur Rama pyetjeve nuk e dime as ti dhe as une, por te keshilloj te mos merresh me Ramen kur ke ne qeveri keta hajdute, vrases, te paafte, injorante e nuk di cfare te shtoj tjeter. Jane mbledhur te gjithe plehrat te PD-ja e Saliut. Une nuk e di sa do beje Rama nga ato qe premton, por Shqiperia me Ramen do jete ne teresi nja 100 here me mire dhe per kete jam teresisht i sigurte. Te pakten Ramen ke qejf ta degjosh kur flet (edhe kur nuk ka te drejte) sepse ka nje menyre komunikimi europiane, kurse sb nuk di cfare idiotesirash i prodhon truri.

Rama i eshte shmangur

Rama i eshte shmangur rregullisht pyetjeve dhe ne Tirane, pyetjes me te madhe si psh per hartimin e listave asnjehere nuk i pergjigjet tamam. Dhe nuk e di ku e ke pare kete pergjigje kulturore ti, psh ne fjalimin ndaj Spahiut absolutisht qe jo. Rama eshte po aq ofendues sa Berisha me armiqte e tij, thjesht nuk ka sot per sot pushtetin e Berishes.

Gjithashtu, nuk e di nga buron besimi qe te folurit me kulture sjell qeverisje me te mire. Qeverisja me e mire garantohet nga demokracia, pushteti i institucioneve, gjera te cilat Rama qartesisht i ka refuzuar, biles akoma me keq ka ndihmuar Berishen ti shkaterroje. Enveri fliste tere pasion e dashuri gjithashtu, kjo nuk e beri nje qeverises me te mire, perkundrazi. E kam thene dhe here tjeter, ne do heqim nje Berishe por po sjellim nje Berishe tjeter ne pushtet. Dhe eshte sfida e gjithe shoqerise qe ne 24 qershor te filloj opoziten ndaj tij dhe te kerkoj ndryshime te metejshme sepse do ngelim po ne te njejtin llum ku jemi sot.

Nese eshte i vertet, ky eshte

Nese eshte i vertet, ky eshte nje mesazh i rendesishem per Ramen dhe keshilluesit e tij te imazhit. Personat prane tij duhet ta dijne se Rama ka nje problem te imazhit te tij politik dhe se ai shpeshhere ne paraqitjet publik apo intervista mediatike eshte nervoz, lehtesissht i irritueshem dhe shpesh duket si nje gjaknxehte “ballkanas” – te gjitha keto cilesime mund te kene shpjegimin e tyre dhe ne thelb nuk jane domosdoshmerisht negative (pra mund te perdoren per te theksuar pozitivisht individualitetin politik/publik te Rames se lider) - por nga ana tjeter duhet pranuar se deri me sot keto "te meta" jane ato qe Bisha ja ka perdor me djallezi e efikasitet, qofte edhe si ne ratin e provokatorit/ klyshit te Cekes Plak.
Dihet qe per masat/publikun, Imazhi i nje lideri eshte po aq i rendesishem sa edhe mesazhet, programet, inteligjenca dhe arritjet profesionale e politike.
Mesazhi qe vjen nga zonja/zonjusha Hausberger nga ana tjeter duhet ta shqetesoje ekipin e Rames (me kete rast duhej rremuar disi me mire nga publicistika mbi motivimin e kesaj zonje , kush e ka intervistuar dhe ne cfare konteksti eshte pyetur ajo)

– Por nese e marrim te vertet ... do te thote qe Rama ka te pakten 2 probleme serioze te imazhit te tij si lideri i ardhshem i vendit – 1). Imazhi i tij tek femrat,- pra si nje person arrogant, kapadai e mendjemadh qe u shmanget pyetjeve. – 2).Imazhi i tij tek te huajt – pra te mos marrurit shume seriozisht prej tyre dhe te tingelluarit shpesh si nje adoleshent grinjar e jo fort inteligjent.
Per mua Rama eshte ne formen e tij me te mire kur eshte i c’tensionuar, spontan dhe pepriqet te jete vetvetja… pra kur perdor humorin apo gjuhen e tij sarkastike…
Por!!!!… ka nevoje per nje lloj ekuilibri te mire mes spontaneitetit, .... pasionit te ideve ..etc, me vetedijen e plote se cfare je duke thene dhe cfare audience ke perpara. Pra snuk mund te sillesh e te flasesh njesoj si ne kafene e Fidelit mes shokesh edhe para nje audience te huaj qe se paku nuk e ka idene kush je ti… apo qofte edhe para nje audience teresisht hostile.

Mesimi i pare ne cdo komunikim publik eshte te pergatiturit per cdo eventualitet e te paprituren me te madhe, per pyetjen me spec dhe madje akuzanga me te rendat – dhe aftesia e nje personi serioz eshte pergatitja per te ditur e per t'ju pergjigjurit/komentuar te gjithe ketyre pyetjeve (madje edhe insultave) me gjakftohtesi dhe madje superioritet intelektual (kjo eshte e ndryshme nga arroganca) dhe ca me teper MORAL.

Une besoj se Ceka i vogel e qurrash duhet hequr me ceremoni dhe te mos lejohet me kurre te punoje ne amdinistraten publike shqiptare si nje provokator i ndyre e SOJSEZ (pa i hyre CV’s se tij orientale), por mesimi per Ramen duhet te ishte se si te mos e lejoje veten ne situata te tilla, se si duhet ta manaxhonte kete ne menyre me te mire dhe parandaluese. Katandisja e kesaj "afera" ne nje ceshtje qesharake me te cilen tallet sot populli, eshte vecse “damage limitation” dhe qe duket e gjetur mire, por shmangia e saj do te ishte edhe me mire.

shume gjera na the, por ama

shume gjera na the, por ama ate me kryesoren na e mbajte sekret: po, ti, klyshi i kujt je?

Keshtu u pergjigjet vete Rama

Keshtu u pergjigjet vete Rama atyre qe i bejne pyetje me spec ne facebook. Pra nuk pergjigjet fare.

Kur politikanet shqiptar

Kur politikanet shqiptar dalin ne Europe nuk mund te mos e tregojne vetveten si jane perbrenda.

Sot mesova nje shprehje

Sot mesova nje shprehje kineze qe thoshte se "Luani perdor te gjithe forcen e tije edhe kur vret( i shkul veshin) nje lepur". Nuk eshte rasti per te mitezuar liderin e opozites pasi me duket se eshte ai vete qe ka pranuar se ka patur plot gabime . Ajo qe duket me teper se ironike eshte konstatimi i producentes per llojin e arrogances ... Te jete valle producente telenovelash te ambjentuara ne sallonet e Vjenes aristokrate ???

Kam pasur rastin ta shikoj

Kam pasur rastin ta shikoj Ramën ne nje takim ne New York University ne NYC.

Nje american i beri kete pyetje.

Pyetja:

Kur Princi Consort i Danimarkes u kap nga policia duke bere kundravajtje me makine, ju dha nje gjobe te cilen ai a pagoi vete me pas.

Nqs juve do te zgjilleshit kryeminister, a do e paguanit nje gjobe te tille?

Pergjigja e Ramës:

Une nuk i jap makines dhe prandaj nuk kam pse ta paguaj nje gjobe te tille!

Kujdes shqiptar ne

Kujdes shqiptar ne votime..................me mire nje putin(sala) apo nje stalin(rama)????????????????

Tani as demokratet nuk e

Tani as demokratet nuk e mbrojne dot me Salen prandaj mundesia e fundit eshte ti fusim te gjithe ne nje thes. Shen Kozma shume vete po te dinin se kush ishte Berisha mbase do mbanin akoma Ramiz Aline, kjo eshte llogjika juaj.

Ti shiko njehere o Albi se

Ti shiko njehere o Albi se c'do te beje, pastaj mendo per opoziten e ardhshme. Komunikimi tregon kulturen dhe mencurine e nje njeriu, gje qe lidhet direkt me qeverisjen. Pastaj me duket se me Tiranen si kryebashkiak e ka treguar qe eshte i afte pavaresisht problematikave te vogla qe mund te kete patur, apo jo?

Komunikimi maksimum tregon

Komunikimi maksimum tregon aftesine per te bere marketing te mire ose sic i themi sot "public relations", dhe kete "vlere" ja njohim te gjithe Rames. Ai kuptoi me heret se cdokush vleren e medias ne Shqiperi. Pertej kesaj nuk tregon asgje, sic te thashe ka boll prova. Qeverisja e mire nuk varet nga mencuria apo kultura, varet nga ndertimi i institucioneve demokratike.

Ndersa kjo historia e bashkise mua me duket komplet e kaluar tashme, eshte si te thote Berisha qe meritoj te jemi kryeminister deri ne 2020 se ne 2009 cava malet e Mirdites per te bere Rrugen e Kombit. Analogjine besoj se e ben vete.

Historia e Bashkise dicka e

Historia e Bashkise dicka e tregon sidomos tani ku ne mes te sheshit eshte shtruar nje fushe me bar, tregon qe di te qeverise. Sigurisht te qeverisesh te gjithe Shqiperine nuk eshte njesoj dhe do jete shume me e veshtire, por besoj se je dakord me mua kur them qe me keq se kaq nuk ka ku te shkoje dhe te pakten me Ramen ekziston shpresa per te permiresuar shume gjera ne kete vend: arsimin, spitalet, rruget, rendin publik qe eshte zhdukur teresisht, ligjerimin publik qe edukon popullaten etj. Me vrasesin Sali ku do shkojme???

Z. Andon, po te ishte

Z. Andon,

po te ishte aq e suksessheme qeverisja e Rames ne krye te bashkise se Tiranes perse vendosi te kandidoje ne Vlore, po keshtu po bejne edhe bashkepunetoret e tij. Shume qytetare te Tiranes kane njohur nga afer menyrat e tij arrogante te komunikimit. Te shpresosh tek Rama dmth. te mos e njohesh aspak.

“Rama u prezantua si një

“Rama u prezantua si një lider i mençur, që ka bërë një qytet të bukur, Tiranën, dhe që mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Por ajo që pashë unë ishte një Ramë arrogant, që shmangte përgjigjet ndaj pyetjeve… buzëqeshte, dhe përgjigjet ishin ose diçka që ai donte të thoshte vetë, ose ndonjëherë të pavërteta”.

Keto rrjeshtat e kesaj zonjes austriake vetem modeste nuk jane. Perkundrazi, kullojne arrogance fund e krye.

- Po zonja ne fjale ku e di qe Rama u prezantua si nje lider i mencur, apo tha Rama vete: "Shoke austriake, une jam i mencur"?

- Ku e di ajo qe pergjigjet e Rames ishin ndonjehere te paverteta? Apo kjo ka monopolin e se vertetes dhe te drejten te shperndaje dekoraten se kush thote te verteta apo jo?

- Po pse, Rama ne emisionin "Kush behet milioner?" ishte ftuar dhe duhet tu pergjigjej pyetjeve me A) ose B) ose C) ose D)? S'paska te drejte kreu i opozites dhe kandidati per kryeminister te japi pergjigje te zgjeruar dhe sic e mendon ai?

- Po buzeqeshja vetem arrogance eshte, nuk eshte p.sh. miresjellje?

Te kuptohemi, Rama mund te jete edhe arrogant, por menyra se si shkruan kjo zonje nuk mund t'a quaj modeste.

Tung,

Blendi

Sa i sigurt je ti, O xhaxha

Sa i sigurt je ti, O xhaxha Andon Nuriu?! O veteran Nuriu, as na thua sa vjeç je? Mbi 70 me siguri. Enverist ne gjak je. Ai na kishte mesuar t'i shanim armiqte si ti e puna e te çmendurve te tu. Hajdutet u formuan ne stanin tend, vodhen atje, erdhen e vodhen ne stanin e PD dhe u kthyen te vjedhin prape tek stani yt, Plaki Meta...A mos merr gje roge hajduti edhe ti, qe mbete gjithe diten duke bere komente? Zoti na ruajte nga pleqte si ti. O migjen, thirr nje here: le t'i lame pleqte ne shejtnine e tyne!

Sa per info jam shume i ri ne

Sa per info jam shume i ri ne moshe, aq sa s'ta merr mendja, dhe sa per komentin tend o Gjergj djali as nuk ia vlen fare tepergjigjem se je pa lidhje tek ato qe shkruan. Pse nuk na e thua ti mendimin tend po rri e merresh me mua? Kush eshte Enveristi ketu?

Add new comment