Mbyllet emisioni i Endri Xhafos në AS TV. Më penguan të hyj sot në studio - shkruan gazetari

Eshte mbyllur pa paralajmërim emisioni i gazetarit Endri Xhafo në AS TV. Vetë gazetari Xhafo thotë një një njoftim të tijin se si çdo ditë është paraqitur sot në ambientet e Albanian Screen TV, për të nisur ditën e zakonshme të punës, por është penguar të hyjë në studio pa iu dhënë asnjë shpjegim apo vendim i shkruar. AS TV është në pronësi të biznesmenit Rezart Taçi.
“Sot, e enjte 02 maj 2013 unë u paraqita në orën 6.40 në ambientet e AS TV dhe u pengova të futem në ambiente (ky pengim u filmua, që askush të mos thotë se nuk ka ndodhur) pa asnjë shpjegim dhe pa pasur asgjë të shkruar. Njoftova me shkrim në adresat zyrtare të punës drejtuesit e AS TV për këtë pengim, por ende nuk kam marrë një përgjigje për arsyet. Gjithsesi ky e-mail vërteton vullnetin tim të mirë dhe shërben si provë e faktit që unë isha atje, duke iu përmbajtur detyrimeve të mia kontraktuale. Unë qëndrova përballë hyrjes kryesore të televizionit përgjatë gjithë kohëzgjatjes së emisionit dhe prita të ftuarit që ishin parashikuar të vinin sot. Ata erdhën një nga një dhe u bënë dëshmitarë të këtij pengimi, ndaj unë, ndonëse jo për fajin tim, u detyrohem minimalisht një ndjesë publike: Enkeleda Shehit, kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare; Enton Kacajt, regjisor dhe Alban Xhihanit, gazetar e komentator”, shkruan Xhafo.
Gazetari Xhafo sqaron se nuk është larguar nga AS dhe pret zgjidhjen e situatës, pasi kontrata me televizionin privat përfundon në qershor. “Në këto kushte, përkundrejt çdo aludimi, unë konfirmoj se NUK jam larguar dhe kam tërë vullnetin për t’iu përmbajtur kontratës sime për të përmbyllur me sukses emisionin MME deri në fund të sezonit televiziv, që po ashtu dihet “botërisht” se përfundon në fund të qershorit (apo korrikut). Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet deri nesër dhe vendimi i pashkruar për pezullimin e emisionit, i marrë më 01 maj, ditën e punëtorëve, të hiqet nesër, më datë 03 maj, ditën ndërkombëtare të lirisë së medias, ku sipas skaletës, ishte fiksuar një bisedë në “Mëngjes me Endrin” me Aleksandër Çipën, kryetar i Unionit të Gazetarëve Profesionistë, në lidhje me problemet e gazetarisë në Shqipëri”, shkruan ai. a.n.
Comments
ka kater muaj pa marre

ka kater muaj pa marre rrogen, i ziu

Ja dhe nje koment nga nje

Ja dhe nje koment nga nje friend i Xhafos qe shoqeronte njoftimin e tij ne FB dhe qe tregon shume:

Ky ishte vit suksesi per ty. Keshtu konsideroje. Nese duhet te jap nje opinion personal- programi jot ishte me afer te ngjashmeve te tilla ne tv evropiane, I bere me energji dhe profesionalizem . Ti je gjithashtu je nje dokumentarist dhe reporter mjaft i mire. Problemet nuk jane te ty dhe te profesionistet e paket qe kemi. Problemet jane te pronaret nuvorish, qe paraja dhe zullumet ku lundrojne nuk i ben dot as fisnike, as profesioniste e as njerezore. Aksioni i Sander Cipes ishte vetem nje shkendije qe duhet cuar me tej. Me qindra gazetare sot nuk paguhen prej muajsh dhe askush nuk i sqaron ata se kur do te marrin djersen e tyre dhe nese do ta marrin ndonjehere apo jo. Keta deshtake pronare biznesesh mediatike, te zhytur ne borxhe e kredi te pashlyera qe shfrytezojne varferine tone dhe mungesen e shtetit , nuk prekin as therrmijen me te vogel te milionave personale e te ndyra qe kane per te paguar ate cope rroge minimale atyre qe u bejne punen dhe qe po ju sherbejne for free. Keta hajdute batakcij qe harrojne qe e nesermja do ti ndeshkoje, ne nje forme apo tjeter, dhunojne sot me arrogancen injorante te tyre dhe pushtetin e perkohshem. Dhe jane pa perjashtim te gjithe njesoj . TV qe permendet si me i miri nder te tjere , nuk ndryshon aspak - vetem se ka zgjedhur nje menyre tjeter, më te sofistikuar, shfrytezimi te gazetareve te gjore qe paguhen pak e punojne gjithnje e me shume pa asnje mundesi promovimi dhe kufizim kohe pune, e ku promovimi i mediokerve eshte kthyer ne strategji mbijetese. TV e tjere qe vine me radhe e qe fare mire ju e dini kush jane nuk paguajne prej muajsh tashme rrogat e gazetareve nderkohe qe grate bukuroshe te dy pronareve respektive te bejne show me festa te shfrenuara private , blerje sixhadesh qe shkojne ne 250 000 euro copa, shetitje te perjavshme me jahte personale (meqe burrat e tyre 'aristrokate" nuk jetojne dot pa ato)dhe shopping te shfrenuar ne rruget e Romes e Vjenes ku dhe kane apartamentet e radhes. E nese provoni te te dergoni nje mesazh te kujdesshem ne celularet pink te tyre per te kerkuar djersen tuaj pas muajsh heshtjeje dhe netesh pa gjume, edhe pse e beni kete te perulur, me shume më shume dinjitet dhe sidomos me shumë më shume kulture - as mos prisni pergjigje. Nuk cuditem qe tallen e qeshin me cfare lexojne, te habitur qe dikush po ju kerkon rrogen , buken e perditshme. Endri - AS ka humbur - jo ti. AS eshte jeteshkurter - me beso. Ty nuk te ndalon askush te jesh perjetesisht gazetar."

Ne fakt MME ishte nje emision

Ne fakt MME ishte nje emision qe vertet ja vlente ta shihje here pas here. Shpresoj qe Endri te kete mbajtur disa dyer te hapura ne vende te tjera te medias shqiptare.

Pse nuk vendosin gazetaret te

Pse nuk vendosin gazetaret te pezullojne programet per nje jave rresht ?!

Qetesohen dhe lundruesit nga zapingu i mundimshem per te gjetur dicka te hajrit ne ato kuti led a smart.

Shplodhen dhe gazetaret pasi kane kohe te mjaftueshme edhe per te medituar edhe per te lexuar...Markuez-in.

Besoj se do ta marrin ne TV

Besoj se do ta marrin ne TV te tjera se e meriton me te vertete.

nje gazetar i dale nga top

nje gazetar i dale nga top media nuk mund te mos jete profesionist i uroj suksese dhe shpresoj te kthehet atje ku i takon ne top chanel

Add new comment