Demaçi: Tahir Zemaj ka qenë një drug dealer; por ‘Bota Sot’ i ka nxjerrë një foto, ku ai ka pozuar me Zemajn

Postuar në 06 Maj, 2013 08:44

Para ca ditësh, Adem Demaçi i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Jahjaga, që të bëjë kujdes me dekoratën “Hero i Kosovës”, të cilën ajo ia ka dhënë dhe Tahir Zemajt që, sipas Demaçit, ka qenë një njeri që është marrë me trafiqe të drogës.  Tahir Zemaj ka qenë eksponent i rëndësishëm i UÇK-së, dhe pas lufte kreu i FARK-ut, deri në momentin që e vranë, tok me të birin, në një pritë urbane. Vrasësit nuk janë gjetur ende.

LDK-ja ka protestuar ndaj kësaj deklarate të Demaçit, ndërsa e përditshmja Bota Sot ka publikuar një foto, ku shihen Demaçi dhe Zemaj së bashku (shihni foton që shoqëron këtë shënim; Zemaj është i ulur në bisht, me mjekër, poshtë Demaçit). “Është një gazetë që gjithmonë ka qenë gazetë bulevardeske, që bën turli pisllëqesh për ta gjetur Adem Demaçin, që është fotografuar me Tahir Zemajn. Asnjëherë nuk jam fotografuar me të. [Nuk është se ka ndonjë gjë të keqe edhe po të isha fotografuar], sepse jam fotografuar me [turlisoj njerëzish] në krejt botën, por nuk ka ndodhur kjo punë. Po çfarë fitojnë ata,  edhe sikur të kisha qenë me të?! Çfarë rëndësie ka ajo punë!?”, ka thënë Demaçi sot, sipas RTK-së

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.