The European Stability Initiative: Prishja e zgjedhjeve do komprometonte rëndë perspektivën e Shqipërisë

Postuar në 08 Maj, 2013 12:11

Iniciativa për Stabilitetin Europian, në anglisht ‘The European Stability Initiative (ESI)’, është një institut kërkimor jo fitimprurës, që është themeluar qysh në vitin 1999 e që është me seli në Berlin, ka hartuar një raport mbi shqipërinë me titull “Vijat e kuqe që nuk duhen kaluar në Shqipëri” (ata që dinë anglisht mund ta lexojnë këtë lajm në linkun http://www.esiweb.org/index.php?lang=en&id=156&document_ID=137).

Në raport thuhet se "mesazhi kyç nga gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë, në veçanti nga Bashkimi Europian, duhet të jetë që të gjitha institucionet shqiptare duhet të respektojnë me rigorozitet ligjet që kanë miratuar ato vetë. Ka disa vija të kuqe që nuk mund të kapërcehen. Udhëheqësit shqiptarë duhet ta dinë se bota po vëzhgon. Deklarimi paraprak i këtyre vijave të kuqe e bën më të pamundur shkeljen e tyre: Së pari, anëtarët e administratës zgjedhore nuk mund të hiqen për arësye të papërcaktuara në Kodin Zgjedhor. Së dyti, numërimi, si dhe gjykimi i ankesave dhe apelimeve duhet bërë nëpërmjet vëzhgimit të rreptë të procedurave të Kodit Zgjedhor".

Dhe vijohet më poshtë: "[Dështimi i këtyre zgjedhjeve] do të shkaktonte një krizë madhore politike në Shqipëri. Një tjetër rezultat do të ishte humbja e çdo perspektive të besueshme progresi drejt integrimit në Bashkimin Europian në të ardhmen e afërt, dhe një spirale rrënimi politik, social dhe ekonomik në Shqipëri.”

Një raportim më të zgjeruar mbi këtë argument mund ta gjeni në faqen web të Top-channel-it http://top-channel.tv/artikull.php?id=256654

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.