Surpriza e pavënë re: Myslym Pashaj nuk është në listat e AK-së

Vetëm sot është marrë vesh se në listat e kandidatëve për deputetë të AK-së mungon një emër: Myslym Pashaj. Listat e AK-së janë të parat që u njoftuan qysh dje në mesditë. Ishte Spahiu që e bëri këtë në një konferencë për shtypin. Por askush nuk u kujtua të vinte re “mungesën që shkëlqen”. Me siguri, gazetarët e vëzhguesit e politikës kanë qenë të fokusuar tek listat e dy partive të mëdha dhe tek sherret e pritshme pas këtyre listave, dhe i kanë hedhur një vështrim të shkujdesur listave të AK-së.
Pashaj nuk ka bërë deklarata shpjegimi, apo zemërimi. Përkundrazi, Xhevdet Shehu i së përditshmes Dita që kish bërë një bisedë me të fliste për një Pashaj shumë të qetë, i cili nuk ka bërë asnjë koment lidhr me vendimin e tij për t’mos kandiduar (ka qenë vetë Pashaj që nuk ka pranuar të kandidojë). Por komentin e ka bërë gazetari Shehu pas bisedës që ka bërë me të: “Pashaj e ka një arsye; arsyeja fshihet tek zhgënjimi; koloneli ndihet i tradhëtuar në idealin e tij”.
Re.Pu.
Comments
Meqe ndihet i tradhetuar le

Meqe ndihet i tradhetuar le te largohet nga partia e psikopatit qe do fuste 5 femra bjonde e brune ne listat e deputeteve te PS-se. Moskandidimi nuk do te thote gje, ai duhet te largohet nga ajo palo -parti. Ne kete menyre i thote opozitareve te genjyer nga Spahi sorra te mos votojne per ate por per nje alternative te vertete anti-berishiste (Topi, Rama).

Per here te pare Spahiu ka

Per here te pare Spahiu ka bere nje gjest demokratik: Nuk ka kandiduar per deputet kolonelin e Enver Hoxhes. Ne diktature, pas sigurimsave, rraca me e keqe kane qene ushtaraket.

Kam patur nderin t'i

Kam patur nderin t'i shtrengoj doren zotit Myslim dhe ta falenderoja per gjestin atdhedashes ne mbrojte te kufijve shqiptar

dhe kisha vendosur te votoja AK-ne vetem si gjest mirenjohje ndaj tij.Tani qe shoh se nuk eshte me pjese e AK-se ne 23 qershor do shkoj ne plazh.

Andon Nuriu, mos po

Andon Nuriu, mos po nxitohesh paksa?!

Dakord per Kreshnikun Spahi: bertet ne mes te nates ne nje lagje te marresh, sic vleresohen pergjithesisht

politikanet ne vende ku vetem politike s'behet.

Por le ta mirekuptojme heshtjen e Myslym Pashajt...

Ai e di shpirtin e vet.

Po, mund te jet i zhgenjyer nga Spahijte e vete, por mbase ben kujdes te mos shkoj e te futet vete,

me kembet e tij, ne vathen e çakejve, Parlament!

Mbase respekton moshen e thinjat e tij dhe mbetet menjane tollovise se ndekrryerve qe vetem Shqiperine

nuk mendojne ndonjehere, as detin as sterene e saj, dhe sigurisht ben mire.

I nderuar Andon, sigurisht, koloneli di se ç'ben, ose cfare nuk duhet bere.

Se, edhe nese mes politikaaneve te Tranzicionit jane disa pak burra te ndershem, eshte sigurisht e vertete qe

shumica e tyre eshte pandershmeria, mungesa e dinjitetit dhe...mbase Myslim Pashaj, ne heshtje, do

tu rrije menjane ketyre grumbullimeve plehroze...

Ose thjesht ndjehet aq i zoti sa ta shpetoj veten e tij nga berja publike ne nje truall ku sundon siperfaqja, shtirja

jo thellesia, mendimi, ideja, ideali...

Le te presim te na e thote vete.

Por, edhe nese nuk thote gje, kurre, ta pranojme heshtjen e tij.

Mbase ai e kreu misionin e caktuar per jeten e tij.

ore ça lesh lajmi është

ore ça lesh lajmi është ky..

jeni patetike. nuk jane gjendje të njeta këto me të Malajt e Islamit e Isarajt. O gazetar shkarrashkrues.

me keto palo lajmesh që bëni ju ësthë njëlloj si të thuash që pse ai x i kësaj partie nuk është në listë, kur ai fare mirë mund të ketë rëndë dakord për mos kandidim.

vari qillon

Or Mysym ...mos je prapa

Or Mysym ...mos je prapa liste? Se mundet qe ne gfaqene pare jane ato bjondet e Kreshnikut

Nuk po them qe beri gabim qe

Nuk po them qe beri gabim qe nuk kandidoi, po them qe ben gabim qe vazhdon te rrije te "partia" e Spahiut. Edhe sigurisht qe ai e di se cfare eshte me e mira per ate, puna eshte qe te shikoje pertej kesaj, dmth cfare eshte me e mira per Shqiperine dhe shqiptaret.

Sapo mora vesh lajmin qe

Sapo mora vesh lajmin qe Pashaj u largua nga AKZ-ja, bravo i qofte, me kete veprim te kolonelit besoj se ata qe ishin genjyer nga Spahiu ta kuptojne me se fundi se do bejne nje gabim te madh nese e cojne voten e tyre dem per kete psikopat te politikes shqiptare.

Add new comment