Dom Gjergji flet për përfaqësimin e katolikëve në politikë e në Kuvend

“Në listën e PD për Tiranën ka vetëm një katolik, ndërsa Durrësi, asnjë katolik; e njëjta gjë ndodh në PS, që ka ndonjë katolik më shumë në Tiranë në krahasim me PD-në, e në Durrës, me sa kam informacion, asnjë”, thotë Dom Gjergji në një shkrim të vetin të publikuar në Mapo, dhe nuk harron të saktësojë se merr për katolikë ata që duken të tillë në këndvështrimin onomastik.
Më pas bën me dije qëndrimin e vet për t’mos u keqkuptuar: “Nuk kam qenë ndonjëherë partizan fanatik i përkatësisë fetare në lista deputetësh apo ministrash, por sigurisht që një vëmendje e politikës ndaj kësaj ndjeshmërie nuk do të ishte e pavend. Nuk kam qenë partizan i një vendosjeje të këtyre listave (me përkatësi fetare) nga lart, pasi gjithmonë ekziston rreziku që vendosjet nga lart fshehin zgjedhje të qëllimshme e shpesh me motivacione jo fort të qarta.”
Dhe më poshtë: “Nuk më duhen deputetë katolikë në parlament vetëm me emër, që pastaj nuk dinë apo nuk duan të mbrojnë një ligj për familjen, për jetën, që janë të korruptuar apo që përdorin pushtetin për qëllimet e tyre egoiste, ekonomike apo familjare, apo që janë të parët kur është puna për të kërcënuar e për t’u zënë me grushta midis parlamentit, apo për të gjetur zhargonin më të ndytë për t’iu drejtuar kundërshtarit. Ky përfaqësim mua si katolik nuk më hyn në punë, madje më turpëron. Më mirë pa ta!”
Për më tepër – vijon Gjergj Meta – “nuk do t’i mëshoja fort kësaj pike deri aty sa ta ktheja në një pretendim, nje condicio sine qua non…. Sigurisht kam qenë dhe jam për një përfaqësim të katolikëve në administrimin e jetës publike që zë fill nga vetë nisma e tyre e mbështetur komunitarisht, në bazë të cilësive të atyre djemve dhe vajzave që besimin e tyre në Zotin e vënë në dobi të së mirës publike, duke qenë si kripa e si drita që japin shije dhe dritë (Mt 5, 13.14) edhe pse jo gjithmonë shihen.”
Për të patur një idemë të saktë mbi mesazhet e dom Gjergjit mund të shkoni e ta lexoni të plotë shkrimin në linkun http://www.mapo.al/2013/05/10/katoliket-dhe-listat/
Re.Pu.
Comments
Me vjen keq dom Gjergj, por

Me vjen keq dom Gjergj, por kete rralle nuk na ke thene gje.
Fajin e kan vete katoliket qe nuk i zgjedhin si deputet apo ne vende drejtuese. Mjafton qe katoliket te behen musliman si jan bere me pare ishkatoliket e tjere dhe pastaj edhe ata do ti zgjedhin si deputet e çka te duash ti.

Ja kue nxorri koken Dom

Ja kue nxorri koken Dom Gjergji.

Po per pushtimin katolik qe i eshte bere Bashkise te Shkodres pse nuk flet? Por investimet e infrastruktures qe tek lagjet katolike ne Shkoder jane intensive, nderkohe qe lagjet e tjera jane lene pas dore?

A ka ndonje reagim Dom Gjergji per fjalorine Jozefina Topalli dhe korrupsionine saj?

Dom Gjergj! Shih paksa, se në

Dom Gjergj! Shih paksa, se në sa parti janë ndarë katolikët shqiptarë dhe bëji vetes pyetjen, pse? Po pa shih pak se ç'nastradina karieristë i drejtojnë 4 partitë katolike?

une jam katolik nga
une jam katolik nga prejardhja familjare(jo nga besimi), por perfaqesimi i katolikeve ne qeverisje keto 20 vjet ka qe nje turperim i madh jo vetem per komunitetin katolik, por per gjithe Shqiperine. Krahasoni Gjergj Fishten me Nard Ndoken, Luigj Gurakuqin me Nikolle Lesin per te pare ne ç qenie te perçudnuar eshte katandisur geni katolik, dhe ai shqiptar ne pergjithesi. Une per vete preferoj me mire t'i shoh katoliket te paperfaqesuar, sesa ta shoh modelin e Jozefines si prototip te katolikut shqiptar ne shekullin e 21. Keta njerez nuk perfaqsojne askend, ky eshte nje lajm i mire, por fakti qe keta ekzemplare merren si perfaqsues te nje komuniteti qe s ka asgje te perbashket me ta, ben te me zihet fryma. Ajer, ajer pet hir te Perendise!
I nderuar Bard! Nuk eshte

I nderuar Bard!

Nuk eshte faji i katolikeve per ate nivel perfaqesimi.

Eshte politika "e madhe" qe i ka sajuar ato shperfytyrime. Ideja e juaj per mosdiferencim por per integrim dhe per gjithperfshirje, eshte e drejte.

shqiperia nuk eshte libani

shqiperia nuk eshte libani mor jezuit . shqiptaret identifikohen ne bazev te kombesise .te gjithe ata qe kerkojne perfaqesim fetar duhen nxjerre jashte ligjit.te gjithe ata qe kerkojne nje ndarje fetare te shqiptareve jane armiqte e ketij vendi.duhet te ndalohet njehere e mire fetarizimi i shtetit shqiptar,pasi ky eshte rreziku me i madh per ne

Lagjet katolike te Shkodres

Lagjet katolike te Shkodres jane lagjet e stilit europian, te lena mbas dore gjate kohes se komunistve Muho Asllani of CO. Ato kane vlera monumentale, te projektuara nga ingjenjer si Kol Hidromeno etj. por edhe para tij.

Ndersa lagjet e tjera te Shkodres nuk kishin asgje interesante ne aspektin kultural, sepse edhe ajo pjese e popullsise nuk kishte kulture.

E njejta gje ndodhe edhe ne Korçe ku lagjet kristjane jane te stilit francez dhe jane lagjet me te bukura ne te gjithe Shqiperine.

Kjo eshte logjike

Kjo eshte logjike interesante. Dmth nuk mjafton qe katoliket kane 4 parti demokristiane, qe perziejne qe ne titull fene me politiken, por kerkojne te kene edhe perfaqesi speciale katolike ne partite e tjera. Pse nuk i shkrijne partite katolike dhe bashkohen me partite e medha, nqs duan me teper perfaqesim politik? Po politikane e qeveritare te konvertuar ne katolike, qe i njeh mire Dom Gjergji, a numerohen ketu? Me kete logjike perqindjesh, duhet kerkuar qe listat e partive demokristiane te kene 90% perfaqesues jokatolike, pra te kene muslimane, ortodokse e ateiste ne ate perqindje qe tregojne matjet ose mbiemrat.

Pershendes me kete koment mikun e madh te Shqiperise dhe tolerances fetare, nje gjerman me emer italian, i cili ka vendosur me ne fund te shqiptarizoje emrin

ne rradhe te pare eshte turp

ne rradhe te pare eshte turp qe ne shqiperi ka parti me baze fetare dhe per koincidence jane kater te tilla dhe te katra katolike.

ne rradhe te dyte ne durres ka ortodokse dhe musulmane dhe nuk ka katolike

se treti si thone rilindasit feja e shqiptarit eshte shqiptaria.....sipas gjergjit tani te krijojme dhe partite musulmane dhe ortodokse dhe si kishte shkruar dikush para meje te libanizohemi.....

Add new comment