Prifti 15000 vota dhe Malaj 8500 vota…?

Postuar në 09 Maj, 2013 17:39

Të ftuar sonte në Top Story, kandidatët e pavarur Dritan Prifti dhe Arben Malaj bënë deklarata të forta në lidhje me votat që do të marrin përkatësisht në qarqet Fier dhe Vlorë – 15000 njëri dhe 8500 tjetri. Madje, ata pretenduan se këto vota do të vijnë nga votues të majtë apo të rinj të familjeve të majta, të zhgënjyer nga PS-ja dhe partitë e tjera të majta.

Se çfarë lloj votash do të marrin këta kandidatë (sado që të marrin), do të duket nga përqindjet që do të kapë koalicioni i majtë në këta dy qarqe. Partitë e majta, të marra së bashku, e kanë patur minimumin historik të tyre nga 1997 e këtej në nivelin 58.5% në qarkun Fier dhe 60% në qarkun Vlorë. Në qoftë se koalicioni i majtë nuk bie nën këto nivele në këto dy qarqe, do të thotë se “mijëra” votat që Prifti dhe Malaj pretendojnë se do të marrin do t’i kenë dhuratë nga votues të djathtë ose nga të rinj të familjeve të djathta…

Shënim: Etiketat “Të majta” e “Të djathta” janë përdorur këtu vetëm për konvencion. Sepse vetëm Zoti e di se cila parti është e djathtë apo e majtë në Shqipëri, ku një ish-komunist i betuar është lideri i së djathtës dhe një ish-antikomunist i betuar është lideri i së majtës…
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ilir (not verified) on

Je i sakte me kete konstatim......shjurt PP me dy koka qe hane njera tjetren.

Submitted by bbb (not verified) on

PS si forca me  madhe e opozites duhet ta kish ftuar Priftin ne opozite, dhe jo LSIne qe vete masturbohet me rezultatet fiktive te 2009 kur LSI thosh BERISHA IK. Por Ed Rama i lepiu ctha per Ilir Meten dhe bllokun e tij duke harruar se jane hapur 4 varre per shkak te bllokut korruptiv te Ilir Metes...

Submitted by A (not verified) on

Or ti bbb, në një vrimë i bie fyellit, s'e marr vesh pse identifikon vrasjen e atyre të shkretëve me vjedhjen e Metës, ata njerëz dolën të protestonin dhe i vrau Sala, e kupton ti apo jo, i vrau Sala, arsyeja pse ata dolën ishte vjedhja e Metës, po nëqoftëse ecet me këtë arsyetim i bie të mendosh si Tan Hoxha me Naim Çilin që thonë faji ishte i Ramës që i çoi në grykë, se Sala fundja detyrën bëri. Nëqoftëse ti i merr gjërat kaq shkak pasojë, dmth vodhi Meta ->dolën ata->i vrau Sala, mund të shkojmë dhe më mbrapa e të themi se po të mos i vidhte zgjedhjet Sala, s'do të ishte atëherë në qeveri dhe s'do të kishte vjedhur Meta aq haptazi, se ai pavarësisht se është hajdut, s'është ndonjë specie e veçantë, por e la Sala si në stallë që të vidhte vetëm mos i shkundte atij themelet.

Këto gjëra duhet të lidhësh ti : ata njerëz i vrau Sala, ndërkohë që nëqoftëse Meta sot është qytetar i lirë është faji po prapë i Salës, e duke qenë se ai merr vota, pse ato vota të shkojnë për xhepin e Salës e jo kundër tij.

Ato votat plebishitare nga populli ynë i kulturuar janë pordhë me rigon, mjafton të shohësh rezultatet përkatëse për koalicione në 2011, që pavarësisht se ishte i nxehtë 21 janari, në rang vendi diferenca e koalicioneve ishte e theksuar, megjithë faktin që mund të jenë pak më ndryshe zgjedhjet e përgjithshme me ato lokale. Ti vet bbb, rri mos voto se me këto ritme, u bë rrugë e s'është çudi se në rastin që larg qoftë, të fitojë prapë Sala, Meta të kërcejë prapë andej, nga ku e hoqën me zor.

Submitted by bbb (not verified) on

Ti me duket ben budallane ose je budalla...Protesta u be per shkak te videos ku Meta dilte hapur se po vidhte parate e  shtetit. E ky ishte zvkryeminstri i Shqiperise. Prandaj mos bej lojra fjlesh sepse nqs Meta nuk do ishte hajdut i incizuar ne video, zdo kish proteste dhe te vrare. Po ashtu LSI ishte ne qeveri se bashku me Salen keshtu qe vrasja eshte bere nga shteti ku qeverise edhe LSI. Madje Meta i quajti kokepalare dhe kurrr nuk kerkoi falje per viktimat...Por sic duket ju doni te mbroni vrasesit.

Submitted by Dritan (not verified) on

Ky emision tregon se ne cfare degjenerimi ka rene politika jone, perfshire edhe TV.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.