Myftar Gjana nuk bie dakord me praninë e Islamit në listat e PD-së; dhe tregon një anektodë didaskalike

Bardhyl Ukcamaj denonconte para ca ditësh praninë e emrit të Kastriot Islamit në listën e PD-së, partisë së parë opozitare që solli rënien e komunizmit, në një kohë – këtë nënvizonte Ukcamaj – qw Islami ka qenë eksponent i regjimit komunist, saktësisht ministri i Arsimit që urdhëroi mbylljen e universitetit të Tiranës.
Sot, në Shekulli, e kish thënë të vetën dhe Myftar Gjana, ish student i Dhjetorit, shkrimtar. Gjana është po njësoj i shock-uar nga prania e tre deputetëve socialistë në listat e PD-së, pr më shumë e ka me Kadelin (individ pa ide), me Dogjanin (ish polic pa asnjë dimension qytetar e politik), Xhuvelin (për shkak të të cilit është shpikur termi ‘xhuvelizm politik’). Dhe në fund ka hequr një paralele mes marrëdhies së Diogjenit me tiranin e Sirakuzës dhe marrëdhënies së Islamit me Berishën e Tiranës. Paralelja del nga një anektodë, sipas së cilës tirani i Sirakuzës, që kish pretendimin të ish dhe poet, thërret një ditë prej ditësh Diogjenin, i lexon ca vargje të vetat, dhe i kërkon një mendim mbi ato vargje. Diogjeni i tha të vërtetën: vargjet nuk kanë vlerë. Pas kësaj, tirani i Sirakuzës, dha urdhër ta dërgonin në gurore, ku qëndroi 10 vjet. Pas 10 vjetësh, tirani kujtohet sërish, urdhëron t’ia sjellin Diogjenin nga burgu, e takon, i lexon sërish vargje të vetat, dhe i kërkon sërish një mendim. Diogjeni çohet e bën për nga dera. Tirani e arrin, i del përpara, dhe i thotë: Ku shkon? Përgjigja është proverbiale: Në gurore.
Me këtë Gjana ka lënë të nënkuptohet se priste që Islami të ish si Diogjeni.
P.S. Anektoda ka një pasakëtsi historike. Nuk dihet që Diogjeni të ketë qenë në Sirakuzë, ndonëse ka jetuar në të njëjtën kohë që ka jetuar dhe tirani i Sirakuzës, Dionisi. Së dyti, sjellja e Diogjenit në anektodën e Gjanës i atribuohet historikisht filozofit Filoksen (Philoxenus); është ky që i ka dhënë ato përgjigje tiranit të Sirakuzës.
M.N.
Comments
Zoti Nano, shpesh ju shoh te

Zoti Nano, shpesh ju shoh te perdorni fjalen 'shock-uar' ne shkrimet tuaja. Ju lutem kuptojeni qe ne shqip nuk shkruhet keshtu. Mund ta shkruani ose 'shokuar' ose plotesisht shqip pa perdorur fjale te huaja 'tronditur'! Kaq e thjeshte eshte!

o po ne nga fshati keshtu i

o po ne nga fshati keshtu i shkruajme si englez

Ketu, te gjithe po bejne

Ketu, te gjithe po bejne 'te fortin", by the way, edhe Koçua :)

Perse te mos e bëje edhe Berisha qe e ka zakon ?!

Add new comment