Papa refuzon krijimin e një avatari të tij me Inteligjencën Artificiale

Postuar në 19 Shtator, 2025 19:16

Papa Leo XIV ka refuzuar një propozim të bërë së fundmi për krijimin e një Pape me Inteligjencë Artificiale në mënyrë që çdokush të ketë një audiencë personale me Papën.

Ky papë me inteligjencë artificiale do t’u jepte përgjigje pyetjeve të tyre, dhe u thashë(atyre që ma propozuan) se nuk do ta autorizoj një gjë të tillë. Nëse është dikush që nuk duhet të prezantohet me avatar, do të thosha se Papa qëndron në krye të asaj liste

citohet Papa në një intervistë për gazetaren Elise Allen.

Në intervistën e tij Papa ka vënë në dukje një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme që i dha shtysë edhe zgjedhjes prej tij të emrit të Pontifikatit.

Dinjiteti njerëzor ka një marrëdhënie shumë të rëndëishme me punën që bëjmë. Nëse ne automatizojmë mbarë botën dhe shumë pak njerëz i kanë mjetet, aty ka një problem të madh, shumë të madh që po na vjen

citohet ai.

Marrëdhënia e Punës me njeriun në kultivimin dhe forcimin e identitet dhe jo vetëm për kushtet e jetesës trajtohet në enciklikën “Rerum Novarum” të Papa Leo XII, prej nga ku edhe Papa aktual, Robert Prevost, huazoi emrin e detyrës së vet.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.