inteligjenca artificiale
Papa refuzon krijimin e një avatari të tij me Inteligjencën Artificiale
Papa Leo XIV ka refuzuar një propozim të bërë së fundmi për krijimin e një Pape me Inteligjencë Artificiale në mënyrë që çdokush të ketë një audiencë personale me Papën.
Ky papë me inteligjencë artificiale do t’u jepte përgjigje pyetjeve të tyre, dhe u thashë(atyre që ma propozuan) se nuk do ta autorizoj një gjë të tillë. Nëse është dikush që nuk duhet të prezantohet me avatar, do të thosha se Papa qëndron në krye të asaj liste
Energji bërthamore për të furnizuar AI, Google nënshkruan marrëveshjen e parë
Google ka nënshkruar marrëveshjen e parë për blerje energjie, për të përmbushur kërkesën e rritur për shkak të inteligjencës artificiale. Gjiganti i teknologjisë ra dakord me kompaninë Kairos Power për të blerë energji të gjeneruar nga reaktorë të vegjël modularë.
Kjo marrëveshje bën të mundur ndërtimin e reaktorit të parë modular online deri në vitin 2030, i cili do të ndiqet nga një tjetër shtesë deri në vitin 2035.
Filozofia është vendimtare në epokën e AI
Të kuptuarit e shkencës në mënyra të reja dhe teknikat inxhinierike gjithmonë shpesh kanë impresionuar dhe kanë ngjallur pasiguri. Pa dyshim, kjo do të vijojë. OpenAI ka folur së fundmi për "superinteligjencën" – inteligjenca artificiale që do t’i tejkalojë aftësitë njerëzore - këtë dekadë, sipas parashikimeve. Rrjedhimisht, OpenAI po ndërton një ekip të ri dhe po vë në dispozicion 20% të burimeve të tij kompjuterike për të siguruar që sjellja e këtyre sistemeve të AI do të përputhet me vlerat njerëzore.
IA, Filtri i Madh që e dënon njeriun të mbetet në Tokë!
Inteligjenca Artificiale mund të shpjegojë pse ne nuk po i takojmë Alienët
Libri dhe inteligjenca artificiale, një pakt faustian?
Për inteligjencën artificiale, ose të paktën për Llama, softueri i Metës, shkrimtari francez, Michel Houellebecq, është i ndaluar. Tekstet e autorit të "Grimcave elementare", "Nënshtrimi" apo "Serotonina", romane me temperaturë të lartë letrare dhe jo pak thumbuese, konsiderohen të paprezantueshme, jashtëzakonisht jokorrekte politikisht, për të mos thënë islamofobe.
Inteligjenca artificiale ka mësuar të gënjejë
Modelet e inteligjencës artificiale, me sa duket, po përmirësohen në gënjeshtra të qëllimshme.
Shfaqet papritur një sistem i fuqishëm i inteligjencës artificiale
Media të ndryshme raportojnë për shfaqjen në Internet dhe mandej nxjerrjen sërish të një varianti të fuqishëm Chatboti që duket se ka krijuar pështjellim. I tillë është rasti i një sistemi të shfaqur për pak kohë në faqen LMSYS Org, e cila bën renditjen e këtyre sistemeve.
Përdoruesit e kësaj faqeje patën mundësinë të përdorin për fare pak GPT2-chatbot, po aq i fuqishëm sa GPT-4 i OpenAI. Madje, në disa teste specifike, ai performoi më mirë se të gjitha modelet e tjera ekzistuese.
Seks me inteligjencën artificiale (VIDEO)
Inteligjenca artificiale vihet në përdorim edhe në dhomën e gjumit. Orifice është pajisja më e fundit në fushën e lodrave të seksit, e cila rënkon dhe flet gjatë aktit.
Siç raporton 404 Media, pajisja e çuditshme u bë virale në mediat sociale, me një video promovuese që mori mbi 10 milionë shikime.
Krijuesi i saj është një djalë me emrin Bryan, i cili në një intervistë shprehet se lodrat e seksit si rasti konkret do të "shpëtojnë botën" sepse "marrëdhëniet midis grave dhe burrave janë prishur."
"Nuk mund ta lëmë Mark Twain-in të na fshijë Stendalin"
Evropianët po garojnë për të krijuar chatbot-et e tyre të inteligjencës artificiale, në mënyrë që të ndalojnë influencën e teknologjisë amerikane në ekonomitë, kulturën dhe madje edhe vetë gjuhët e tyre.
Vendet e BE-së po mbështesin nisma që synojnë krijimin e chatbot-eve që flasin vërtet rrjedhshëm në gjuhët lokale.
Europës i duhet një ekip Openheimer-i për inteligjencën artificiale
Parlamenti Europian po përpiqet të fusë inteligjencën artificiale brenda një kornize të re ligjore.