inteligjenca artificiale
Del albumi i parë muzikor i krijuar nga Inteligjenca Artificiale (Video)
Titullohet “I am AI”, Unë jam “Inteligjenca Artificiale” dhe është albumi i parë muzikor i prodhuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale. Ai është i kompozuar dhe orkestruar i gjithi nga një software, në bashkëpunim me artisten Tayrn Southern, e cila ka shkruar fjalët e këngëve.
Musk: Inteligjenca Artificiale, kërcënimi më i madh për njerëzimin
Elon Musk, miliarderi amerikan që synon shumëçka që lidhet me përdorimin e teknologjisë dhe ambicien e njerëzimit për hapësirën, ka bërë një paralajmërim befasues për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale. Sipas tij, përshpejtimi në këtë fushë, pa e shoqëruar me rregulla të qarta, mund të çojë në rënien e qytetërimit njerëzor.
Apple drejt finalizimit të Motorit Neuronik në celularë
Apple mund të japë një tjetër goditje në tregun e telefonisë bashkë me të cilën me gjasë do të pasojë edhe një standard i ri në përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe masivizimin e saj. Kompania është duke punuar për një qark të integruar të quajtur Motori Neuronik Apple(Apple Neural Engine) i cili do të shërbejë për proceset e inteligjencës artificiale në pajisjet e telefonisë celulare.
Programi i Google mund të gjithë kampionët aziatikë në lojën “Go”
Google ka testuar një program të inteligjencës artificiale duke u hedhur në lojë masive në Kinë. Nën nickname “Master” programi ka mundur të gjithë kampionët e lojës “Go”, një lojë strategjike e vjetër, që luhet mes dy personave. Që Master ishte kompjuter u kuptua nga shpejtësia e madhe e lëvizjeve, hapjet me lëvizje në dukje pa lidhje dhe naïve si dhe nga fakti se ai mundi shpejt edhe kampionin botëror në fuqi, Ke Jie.