Debat i ashpër në Top Story: politikanët përballë analistëve
Postuar në 09 Maj, 2013 17:03
Ka pasur një debat të fortë në studion e Sokol Ballës, ku ishin vënë përballë tre politikanë që nuk janë preferuar nga kryetarët e partive në listat e tyre të deputetëve (Arben Malaj, Dritan Prifti dhe Mark Marku; dy të parët kanë dalë si kandidatë të pavarur në këto zgjedhje), dhe tre opinionistë, Vasjari, Stefani e Nano. Debati është zhvilluar sidomos mes Malajt e Stefanit, mes Priftit e Vasjarit dhe mes Markut e Stefanit.
Nga ana tjetër bëri përshtypje fakti që dy politikanët, Malaj e Prifti, i dërguan “sinjale mirëkuptimi” opozitës së sotme. Ata deklaruan që të dy më shumë se njëherë se, nëse dalin deputetë, do të jenë në krahun e majtë, dhe me këtë, përveçse kanë bërë me dije rreshtimin e tyre të nesërm, edhe kanë synuar së pari të evitojnë ndonjë sulm frontal që mund t’u bëhet nga PS-ja e LSI-ja gjatë fushatës, dhe së dyti të bëjnë për vete votuesit e majtë në zonat e tyre.
Që të dy ishin të sigurtë se do të jenë deputetë pas 23 qershorit.
Re.Pu.
Comments
Submitted by Dori (not verified) on
Te jeni te bindur qe votat shkojne pro Berishes. Keta urrejne liderat e  tyre me shume se berishen sepse hallin e kane te interesat e tyre dhe jo te te majtet qe ju japin voten. Keta jane duke bere demagogji para fushate. Sigurisht qe nuk mund te thone qe do tja japim voten berishes perndryshe si do t'i marrin votat e te majteve te tyre...
Submitted by skelari migrues (not verified) on
Kjo mbremje me ngjau me shume me nje fushate elektorale te atyre te dyve ...te pakten te regjistrohet si e tille dhe te hiqet nga koha qe do u jepni ne te ardhmen, per fushate. Vec ketij fakti, me beri pershtypje qe nuk ju la hapesire diskutimi variantit qe keta te dy nuk fitojne dot mandat (si varianti me i mundshem, sipas meje), por u diskutua vetem se cdo benin keta me mandatin.  Sic ndodh shpesh nxehja e gjaqeve hoqi mundesine per shtjellim ezaurues te problemeve reale te nje grupi te madh interesi - popullit opozitar. Uroj qe perendia te dergoje ca drite ketej poshte se na duhen me shume njerez te iluminuar (po e bej shpesh kete lutje).
p.s. me lehtesim pashe qe Mucit i kishte ikur paksa ai momenti emotiv qe na trishtoi pak keto dy dite...
Submitted by A (not verified) on
Kjo është ajo që mendova unë, këta po fluturojnë me presh dhe po e marrin të mirëqenë faktin se bëhen deputetë, dhe flasin për ca vota pa lidhje. Duke i marrë të mirëqena ato jemi në rregull, po ja që ata ato vota që do t'i marrin, veç do t'i djegin sepse seriozisht, flasin për mijëra vota. Unë besoj se sado njohje të kenë më shumë se 1000 votësh nuk shkojnë.
Submitted by Kafshisti i stë... (not verified) on
Malaj është nga Llakatundi o kal troje, andej nga lum i Vlorës. Malaj ja ku po ta them, merr vota jo për një mandat deputeti por edhe i afrohet të dytit.
Ça janë 10.000 vota në Vlorë? Pse ça i mendon vlonjatët, kuaj troje si puna jote? Hë Julius?
Submitted by Albi (not verified) on
A mundet te shkruaje ketu nja dy mendimi rreth emisionit?
Pervec tonit e taktit tejet jokorrekt te Andreas, une sinqerisht besoj se kritikat e juaja ndaj Malajt kryesisht (se per Priftin bashkohem me ato qe tha Vasjari) nuk kane fare qendrueshmeri.
Psh, Andrea e nis me ceshtjen e kushtetutes. Malaj nuk e ka votuar, si deputet ky eshte qendrimi me i madh qe mund te besh. Nese gazetaret shkruajne sepse aq kane mundesi, politikanet kane fuqine e vendimmarjes dhe ai nuk e ka votuar. Plus qe po te besh nje kerkim te Google, del qe kritikat i ka bere me kohe e jo sot sepse gjen artikuj qe nga 2008, 2009, 2010 me rradhe. Kshuqe edhe intensitetin (sinqerisht argument idiot ky) qe Stefani aq shume kerkon e ka.
Po ja te supozojme pak sikur Malaj po fliste vetem tani, a e ben kjo me te sakte qendrimin e Andreas? Kuptohet qe jo. Nuk mund te thuash qe meqe askush nuk paska folur ne kohe askush nuk duhet te flase kurre, e per rrjedhoje demi qe dhe Andrea pretendon se shkaktohet te shkoje deri ne fund. Apo te mbrosh krahun e Rames ne kete mes qe perfiton me shume nga ato ndryshimet e kushtetutes.
E dyta, ka nje paqartesi te madhe rreth menyres se si duhet te behet kjo kritika kundra autoritarizmit ne parti. Malaj del e flet ne publik, i thone fol ne forume. Sot thote qe per ndryshimet kam bere debat ne kryesi, Andrea i thote te dilje ne publik. Kur folen pas zgjedhjeve, te humbura sic e the dhe ti Muc, te 2009 i akuzuan se duhet te kishin folur me heret (edhe ketu nonsensi perseri qe meqe nuk keni folur fare, atehere Rama qenka i justifikuar te mbaj karrigen deri ne fund). Tani qe kane sa e sa kohe qe flasin i thone mos fol se erdhen zgjedhjet. Kur Bamiri ben parti i thone pse nuk luftove brenda, kur Malaj perpiqet te rrije deri ne momentin e fundit ne parti i thone pse nuk ke ikur me kohe. A ju duket normale kjo?!!!
Mire qe u listoni pergjegjesite ketyre refraktareve, po nje liste me te drejtat e tyre a e keni? Nje ide te procedures se si e qysh duhet bere ky kundershtim a keni? Sepse cado te bejne keta, ju gjithmone perdorni argumentin e kundert.
E treta, dhe e fundit, dhe per te qene korrekt Muci e pranoi. Pergjegjesia duhet te shkoj paralel me pushtetin. Pushtetin per berjen e koalicionit a e ka Rama? A nuk duhet ti kerkoni atij pergjegjesine per lenien e njerezve jashte listes? Sepse mua me duket komplet jollogjike qe megjithese pranojne qe partite shqiptare jane kthyer ne prona te kryetarit, ne pergjegjesine prap e kerkojme te ata qe perpiqen te ngrejne koke.
Submitted by Sky (not verified) on
Ky lloj komenti duket qe te jet ose nga Malaj vet ose ndonej Kac i interesuar qe te ndikoje sadopak ne ate shpartallim qe Andrea dhe Muci si intelektual  i ben ketij Ben Malajt qe vetem vlonjat (eshte nga Llakatundi) nuk eshte pavaresisht se i pelqen shume qe shitet si i tille. Ai e di qe vota ne Vlore nuk ka pervec miqve te tij dhe te Nanos .   Te dha pergjigje Lavdosh Feruni se sa e te ka djegur shpirti per Vloren.
Ben Malaj gjithe kete levizje e ben thjesht per te prishur pune sepse e di shume mire qe kauz nuk ka por ka leket e Nanos dhe Berishes. Me kete sjellje nuk i jep asnje mundesi atyre qe mendojne se u shmang me te padrejte.  Ky lloj intelektuali qe na tregon Havardin (pasi u be minister) nuk po thote qe degen e doktoratures e ka per firmat piramidale per shembull.
Tani ne ato argumente gjoja llogjike qe shtron ky professori anti-Rama:
Andrea te thote qe ku reagim kunder Rames sot nuk eshte proporcional sepse parimet kushtese te 2009 jane shume me serioze se intersat personale. Kete te thote Stefani dhe kjo te beri qe te strukeshe atje ne studio si i kapur ne ate egon tende te madhe. Plus qe kjo levizje ndihmon me shume Saliun dhe duke e bere kete se bashku me Nanon ju diskrediton plotesisht.
Sa per kritiken se  demek Malaj eshte shume i hershem kunder autoritarizmit ta tha perseri Andrea qe nuk mund te demokratizohen partite po nuk iku Saliu sepse ne cdo rast do te dalin Kac e Dogjan qe te minojne cdo beteje duke te prishur rregullat e lojes. A nuk ishte moshapja e kutive qe nuk imponoi rroracionin ne partite kryesore? Pikerisht per voten e lire duhet te luftoni pastaj meruni me Ramen e shoke.
Sa per ato argumentet qe i pazevendesueshmi (dmth Malaj) nuk u vleresua eshte nje pisllek i paster. Malajt ka egon me te madhe se mundesite dhe nuk ka len rast pa kerkuar postin e kryetarit te PS.  Por te jesh politikan nuk do te thote qe te jesh 20 e ca vjet deputet bile edhe 16 vjet me duket mjaftueshem per nje njeri qe e quan veten profesionist. Nese je profesionist i zoti vashdo punen akademike, publiko dhe te shohim se sa ju vlen intelekti. Por juve ashtu si Kacrat na dilni studiove te tregoni profesorllekun POR VETEM ne shkembim te deputetllekut  dhe jo per poste te ekzekutivit.
Submitted by Albi (not verified) on
SKy, vetem me argumentat e mia nuk je marre. Ke perseritur tiraden " Sali...............Tosi..............Kaci.............. te gjithe me Ramen.............tradhetare....... " po ato qe kam shkruajtur une nuk i ke prekur.
Sa per vjedhjen e votes fol me Mucin, e pranoi dhe ai qe zgjedhjet e 2009 jane humbur. Nuk kam ca te shtoj une me shume.
Submitted by Sky (not verified) on
Me duket se nuk e ke kuptuar se cfare po te shkruaj:
1-Per piken e pare te thash qe Malaj duhet te ikte nga partia per ndryshimet kushtetuese dhe jo tani ne fushaten elektorale sepse kjo dukshem eshte bere nga aresye egoiste. Leri pallavrat me Google dhe konsistent kritik etj.
2-Nese juve e bazoni sulmin kunder Rames se humbi zgjedhjet ne 2009 atehere Malaj duhet te pakten te flasi hapur per kete por edhe bufi i Rruzhdies e di qe 2009 u vodh. Sic duket vetem ata qe kendojne kengen e Nanos vazhdojne me kete histori.
3-Nuk mund te bindesh njeri qe Malaj eshte i pazevendesueshem pas 16 vjetesh. Deputetlleku nuk eshte profession por mandat deh 16 vjet jane boll per tu lene hapesire te tjereve se u be ne moshen e Simon Stefanit ne 1992. Te pakten Malaj eshte i shatazhueshem dhe kjo mjafton qe te mos jete deputet sepse SRB  merret gjithe naten me to.
Submitted by Socialist albanez (not verified) on
Pika 1 - ja ke futur kot. Malaj nuk ka pse të iki nga Partia nëse ai ndihet se përfaqëson denjësisht dhe përfaqësohet nga parimet që pretendon të përfaqësoj ajo Parti. Nuk k pse të iki askush nga asnjë parti nëse nuk do.
Malaj nuk ka ikur. Arben Malajn e kanë përjashtuar, siç përjashtuan Kastriot Islamin. Kush pretendon të kundërtën është thjesht trap me zile.  Arben Malajn nuk e futi në lista idhulli i radhës i trushplarëve, Edi Rama dhe jo forumet e PS. Sikur të dëgjohej baza sot Edi Rama nuk do të ishte më kryetar partie...
Nëse ty të thonë do rrish pa buk, ti ça do bësh, do rrish pa buk e do hash m** e Ramës apo do kërkosh bukë tjetërkund, sipas ligjit?
Pika 2 - Zgjedhjet e 2009 po të ishin vjedhur nuk ksihte aspak nevojë për koalicion me Partiën e Hajdutave dhe kryehajdutin Ilir Meta.
Pika 3- Malaj mund të jetë i zëvendësueshëm por Edi Rama është dhe ka qenë edhe më shumë i zëvendësueshëm. Dhe jo, nuk mund të merret si kriter kohëzgjatja e aktivitetit politik. Malaj ofron dh eka ofruar shumë më shumë nga shumë hiena zgjebarake si Tahiri Veliaj apo ndonjë altoparlat i prishur i Partisë Socialiste Edviniste.
Nëse Malaj do të ishte larguar nga baza atëherë po ai nuk do të ksihte të drejtë të ankohej për frymën diktatorial autoritariste të kryterit të Partisë Socialiste. Por ai është një vendim kapriçoz i Edi Ramës dhe kaq. Ku e gjen Edi Rama të drejtën për të vendosur? Kë përfaqëson Edi Rama? Ky edhe partinë e ka të uzurpuar dhe po vadhzon ta blindoj.
Mendoj se është detyre e socilaistëve të ndershëm që t'i rikthejnë PS dinjitetin e përçudnuar nga një i paaftë si Edi Rama.
Submitted by A (not verified) on
Albi mër Sky, ka një fiksim të madh me demokracinë e partive, më shumë sesa me demokracinë në përgjithësi, ku thelbi janë zgjedhjet që këtu s'janë të besueshme.
Me gjithë këtë, ai s'e marr vesh se si e mbron një tip si Malaj, që për parimet e veta është vet neodiktator, që e sheh karrigen e deputetit të ngjitur me mastiç në bythë për 16 vjet.Meqë Ramën e kritikon që s'lëshon vend, a s'duhet ta mbështesë heqjen e Malajt për të njëjtat arsye, për më tepër që Malaj, duke qenë se ishte pjesë e qeverisë së para 2005, duhet të ikte bashkë me të, meqë ajo qeveri mori votën kundër. Rama, që ky e ka inat si Andi Bushati, në 2009 s'ka humbur zgjedhjet, kushdo me mendje të hapur e pranon këtë, dhe si i tillë është në të drejtën e tij të kërkojë atë që nuk i është dhënë në shkelje të rregullave. Heqja e kokëbardhëve Marko Bello, Islam e Malaj është një nga gjërat më të mira dhe shpresëdhënëse për politikën e pastrimit për të cilën Rama po jep sinajle konkrete.
Hajt më, dora e Nanos janë, duan të luajnë e ka kush e ka me njëri - tjetrin Nano me Salën, për të shpëtuar bythët përkatëse.
Submitted by Kafshisti i stë... (not verified) on
O gdhë, po konkurimin sipas parimeve meritokratike apo...?
Apo si të vendos kryetari? A enverist, as Gërqia s'të ndryshoj o derman...
Submitted by A (not verified) on
Ishe aty brenda ti që ta shihje konkurrimin. Po bëni mër ç'të doni fundja, rrini dërdëllisni, merruni me Malajn e shkretë pa meritokraci, se erdhën zgjedhjet e Sala hedh valle.
Submitted by bbb (not verified) on
Bo booo. Kur degjova se cfare gomarlleqesh pralliste Mark Marku, mu nevert sesi te tille manekine i thone vetes intelektual...
Submitted by Gjergji (not verified) on
Juve, zoterinj komentues, respektet me te medha, qe merrni perkushtimin te shprehni mendimet tuaja, ndonese anonime, gje qe une personalisht nuk e pranoj dhe jam ai qe kam emrin te komenti im. Habitem me ju si nuk qendroni nje here gjakftohte e te kuptoni debatet e shkrimet e Andrea Stefanit, i cili mban merine e mllefin e ushtarakut ndaj demokracise. Ju nuk mund te gjeni nje ish-ushtarak, i cili, sado mire te jete sot, te mos urreje demokracine e te mos kete nostalgji per Enver Hoxhen, deri te zoti Nishani, Presidenti yne i nderuar. Muç Nano e Andrea Stefani kane permbysur boten(se pari veten e tyre) per t'u futur ndonje liste deputetesh apo bashkiake. Tani ata shkakrkojne mllefin ndaj Rames, Berishes e kujt u del perpara. Si mund te quah analiste njerez qe e bejne nje udheheqes, te cilin e voton dhe e respekton gjysma e popullit monster dhe te flasesh pastaj per mungese lirie, diktature etj, kur ne Shqiperi ka tejkalim lirie, deri ne anarshi e perversitet moral, qe nga koalicioni Rama-Meta e deri te Big Brother.
Rrofte Edi Rama, qe nuk beri deputete ca analiste, qe kane vetem nje perkushtim-ambicien, cinizmin, cmiren dhe mllefin e tyre paranojak!
Submitted by anonime (not verified) on
Malaj "njeshi zero fyl", e ka thene kush e ka thene, por ka pasur te drejte perjetesisht. Edhe ti keshtu do te kthehesh po nuk pate ndermed te bash si Kaci.
Submitted by Ben (not verified) on
Muc Nano flet mendjen e vet dhe ka ndershmeri,kurse Stefani...hem,e konsideroj nje medioker servil dhe pa ide te qarta.
U kap mat shume here nga pergjigjet e Malajt.
Zhurmaxhi dhe nuk arrin ta kuptoje qe ska talent si analist,por dhe me teper,ska fare talent intelektuali.
Kurre sdo harxhoja kohe me teper se kaq.
Submitted by bbb (not verified) on
Ai Stefani pas 1 Prillit eshte transformuar si analist, e kthue pllaken 180 grade. Para keaj date stigmatizonte gjykata tona qe dhane vendim 5-0 ne favor te korrupsionit te Ilir Metes. Kurse tani thote se eshte domosdoshme aleanca e 1 Prillit...
Submitted by Anonim (not verified) on
Për Nanon dhe Stefanim
Kam lexur në shtyp diskutimet në kryesinë e PS ku Rama i është përgjigjur Malajt: nuk ke qënë dakort me programin e PS.
Për dy analistët kam një pyetje: Si do të bënte fushatë Malaj kur nuk qe dakort për programin e PS?
Përsëri kam pyetje për dy analistët: Kaq e vështirë është për të kuptuar që Malaj ka qënë kollonë e pestë  në PS? Cili është kontributi i Malaj për Vlorën, si ska turp që pretendon se ka bërë për Vlonjatët,të cilët u veshën me të zeza në 97, e sollën në pushtet  atë dhe ai projektoi tecin që shkatrroi Vlorën, nuk bëri as rrugë e as gjë për turizmin. Malaj është bërë i pasur me Vlorën; ka frigoriferin e Vlorës, një nga bizneset më të mëdha të mermerit, hotel Grant në Sarandë etj
Kam një këshillë për analistët: kur të dalin herë tjetër në studio mos të dalin për show por për të kontribuar për shoqërinë dhe për të qënë profesionist të mirë
Submitted by Albi (not verified) on
- Per piken e pare, edhe po te jete e vertete, asnje parti demokratike ne bote nuk supozon homogjenitet mendimi. Te gjitha partite kane fraksione me mendime e ide te ndryshme qe perfaqesohen ne parlament. A ndodh kjo ne Shqiperi?
- Kollone e peste si? Ku e cfare ka tradhetuar? Ka kundershtuar Ramen? Ajo nuk eshte fare tradheti, eshte domosdoshmeri ne cdo parti. Biles qendrimi i sotshem i PS eshte nje kopje e kerkesave te LMN-se, ku mbi te gjitha ishte ideja se nuk mund te behej nje lufte frontale dhe nderkombetaret.
- Nese ka bere apo jo per Vloren e tregojne zgjedhjet, as une as ti nuk kemi cfare te masim me shume. Po ashtu nuk kemi si te masim sa puro vlonjat eshte vertete me mire se ata votues.
Submitted by Anonim (not verified) on
Malaj nuk u vendos në listë sipas vendimit të kryesisë.Në  partinë e Berishës, Topit, Spahiut etj listat i kanë bërë kryetarët e partisë. Këtë e mësuam nga daljet publike të Finos, Dokles etj.Nuk mundet Malaj të jetë deputet i PS dhe të shkoj në fushatë me programin e tij dhe jo të PS. Malaj mendoi për karriken e vetë madje do të kap karrigen e kryetarit të PS, të cilën nuk e meriton se nuk është i aftë, me një dipllomë për ekonomi agrare. Malaj ishte në qeveri së bashku me Nanon dhe e la Vlorën shkretë, por mendoi për bizneset e veta. Vlonjatët luftuan për Malajn, u vranë për ti dhënë pushtetin, por tani nuk e bëjnë më. Malaj është shok lufte i Islamit, një sahanlëpirës tjetër dhe ka të njëjtin qëllim si Islami, tani ne i dimës se çbëjnë deputetët siocialst marrin votet e të majtëve dhe bëjnë çtë duan me to. Ne duam të provojmë Ramën që me Tiranën na ka treguar se është një administrator i shkëlqyer, pastaj është qytetar, është fisnik dhe jo fashtar, është erudit, flet një shqipe të pastër dhe të pastër, njeh shumë mirë disa gjuhë, është publicisti më i mirë në Shqipëri, është piktor, basketbollist, këngëtar kërcimatar, është europian, është free spirit, pra demikrat 24 karat, që pa filluar lëvja demokratike. Atë që unë çmoj është sinqeriteti, nuk është gënjeshtar, mua si telespektator nuk më tal me rena , por është i sinqertë. Unë  jamë qytetar vlonjat 24 karat por i them vlonjatëve asnjë votë Malajt se shkojnë te Saliu, merrini dhe lekët që u jep Malaj në se u jep, se nuk para e lëshon kollaj paran dhe  votoni PS, për të hequr balozin e ziqë e mbajti në këmbë Kaçi i zi me shokë.Analistët kur të dalin të japin argumenta dhe ti lënë lojën e fjalëve dhe të bëjnë të paanshmin se nuk i shërbejnë fëmijve të tyre.Malaj nuk është vlonjat por tepelenas që ka jetuar në një fshat të vlorës të quajtur Llakatund, pra është fshatar që u bë i pasur me PS.
Submitted by Kafshisti i stë... (not verified) on
(Deleted) ti nuk e njoh fare Malajn dhe raportin që ka ai dhe ca deputetë të tjerë me vlonjatët.
Rrezik je LSIst.
Submitted by RP (not verified) on
une jam me fat qe nuk shikoj "top historira","hopinione"e te tjera si keto.Keto jane llafe pa buke,se ne politike - ka thene Togliatti - vendos logjika aritmetike.Aritmetika eshte kokeforte,nuk eshte opinion.Po nuk fituan keta"kandidatet"e pavarur(kandidat,po te rridhte nga kandid-i ndritur, do ishte nje mrekulli morfologjike,por vetem aq ama)as i ze njeri ne refene,por ama po fituan dhe rezultati mes dy fronteve te medha eshte i ngushte,keta jane me te kerkuar se vezet e pashkeve.Dje pashe ne lajme Ramen qe kish vajtur ne Shkoder,nje spiker thosht emrat e kandidateve siç bejne spikeret amerikane ne ring apo ata spanjolle kur behet gol,oleeeeeeeee;shume spektakel dhe shume autosqime;per njerez si une ky eshte luks xhongleresh.U harruan fshataret dhe taksat progresive,te papunet,shpjegimet mbi politikat sociale;filloi ahengu me nje fjale dhe nisi tallavaja e fushates;shpirti i vertete i rrumpallhanes shqiptare,ndaj te ciles edhe Rama nuk eshte imun.Pashe me se fundi Paulin Sterkajn,se nuk e dija kush ishte;eshte i famshem qe iken majtas-djathtas sa here bie shi,por qenkesh burre ne moshe ky rilindas i shquar.Rama tha dje se ka te sigurta 77 mandate;EC ATY,çfare zgjedhje do behen atehere?Sapo Rama te behet kryeminister,do shiten ne ankandet me famoze pikturat e tij te panjohura,gjithashtu"Kurbani" e do nje retush,se Metes i mbetet qejfi ta krahasosh me derrkucin Napoleon tek"Ferma e kafsheve".Per sqarim,e nisa ta lexoj Kurbanin per ca dite qe isha ne Shqiperi dhe brenda dy oreve lexova ca faqe andej-kendej dhe e lashe pa e prekur me ate liber.Nuk e kuptova se ne çfare gjinie ben pjese ai liber;zakonisht shkrimatert e medhenj nuk shkruajne vete per veten e tyre,por marrin nje intervistues dhe libri konceptohet si dialog pyetje-pergjigje.Te me fale Rama per kritiken,por jemi njerez te lire,buken e blejme me leket tona!Jo per gje,por degjova se ka shitur me qindra mije kopje;imagjino sa libradashes jane shqiptaret!Keta blejne edhe persheshin me fasule qe gatuan pervit Fevziu,por nesje.Ooooops,harrova qe dola nga tema;per çfare teme po behet fjale?!
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.