Gazetari Peka i kujton ushqimin e mensës dhe veshjen e konvikteve ministrit Noka

"Në fakt nuk dihet përse Peka është zemëruar me ministrin e Brendshëm, vëllai i të cilit për disa kohë ka shërbyer në administratën e Mulit si zëvendësministër, por fakt është se gazetari ka filluar të “godasë” publikisht Mulin, madje duke vënë në pikëpyetje dhe inteligjencën e tij. Konflikti mes dy kuksianëve është aq evident sa tashmë përballja bëhet në fushë të hapur, në Facebook - shkruan portali online i Tema.
Sipas statuseve të gazetarit, "Muli është antiedukativ për djalin e tij sa herë del në televizion", ndërsa dje në mesditë aludonte se Flamur Noka, kur ishte student, paguhej nga SHIK-u i Gazidedes. “Për të sqaruar çdo keqkuptim lidhur me statusin e djeshëm “Muli anti-edukativ”. Muli është burrë i sakrificës dhe inteligjent. Po ju tregoj një episod për ilustrim. Në vitet ’93 së bashku me Mulin kemi qenë student te 21-ishi. Fukarallëk i madh, ushqeheshim në mensat e shkollës. Me “lata”. Muli i veshur me xhaketë me kuadrate (ashtu visheshin ata që ndihmonte Gazidede), sakrifikonte duke provuar i pari ushqimin në kuzhinën e mensës, që të sigurohej që ushqimi ishte brenda standardeve. Por, përveç sakrificës, kjo tregonte dhe inteligjencën. Se hante pa “lata”. D.m.th pa lekë”, shkruan Çim Peka në faqen e tij në Facebook.
Por pak orësh, pasi shkruante për rininë e hershme me Ministrin e Brendshëm dhe rolin e tij antiedukativ, Çim Peka ka hequr të dy statuset që i adresoheshin Flamur Nokës - raporton Tema. (a.n.)
Comments
"Muhabete korr e mos lidh"--i
<p>"Muhabete korr e mos lidh"--i thone kesaj ne gjuhen popullore.</p>
Add new comment