Anatema e mallkime (nga serbët) në adresë të Daçiç-it dhe Vuçiç-it

Zv. Kryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Kosovën, më saktë veriun e Kosovës, më 12 maj, të dielën, dhe për synim ka që të bisedojë me serbët e shtetit më të ri në Ballkan lidhur me marrëveshjen Thaçi-Daçiç, që u nënshkrua në Bruksel më 19 prill 2013. Këtë marrëveshje nuk e kanë pranuar serbët e veriut të Kosovës, dhe kjo gjë duket dhe tek mënyra se si po e presin ata mikun nga Beogradi. “Nuk je i mirëseardhur, do të të mallkojnë shenjtërit e Kosovës”, citon, midis të tjerash, radioja ‘Evropa e Lirë’, tekstin e disa posterave që janë bërë gati në Mitrovicë.
Vini re! “Shenjtërit e Kosovës”, thuhet, duke e ngritur ligjërimin publik në nivele divine. Dhe nuk janë këta të vetmit që parapëlqejnë gjuhën hyjnore. Në një protestë të serbëve të veriut në Beograd, peshkopi Atanasije citohet të ketë thënë: “Kryeministri [Daçiç] po flet për real-politikën dhe atij nuk i intereson Serbia qiellore. Kështu ka folur edhe Zoran Xhinxhiç, dhe e dimë të gjithë se si ka përfunduar".
Re.Pu.
Comments
Po pse nuk u kenaqen me
<p>Po pse nuk u kenaqen me AUTONOMI keta ?</p>
Add new comment