Top-channel-i është i sigurtë që ‘Battelli’ është vepër e duarve të Grossruck-ut

Top-channel-i vijon të mbajë të ngrehur klimën e dyshimeve rreth njeriut të besuar të Grossruck-ut, mikut për kokë të Berishës, që do të vëzhgojë zgjedhjet shqiptare. Sipas këtij televizioni, kryevëzhguesja e zgjedhjeve të 23 qershorit, amerikania Conny McCormack njihet vërtet per angazhimin mbi 25-vjecar dhe për kontributin e spikatur veçanerisht ne permiresimin e legjislacionit zgjedhor, e në çështjen e regjistrimit dhe verifikimin e votuesve, por ajo thjesht do jete në krye te misionit afatgjate, ndërsa raporti final hartohet nga bashkekryetari i misionit te vezhguesve, i vendosur nga Asambleja Parlamentare e OSBE, slloveni me origjine italiane Roberto Battelli”.
Ja se ç’thotë Top-i për këtë ngjarje: “Asambleja Parlamentare e OSBE-së, prej marsit drejtohet nga austriaku Volfgang Grossruck, nje personazh mjaft i njohur ne Shqiperi dhe ne sallonet e politikes tone. Grossruck gjithashtu eshte i njohur per mbeshtetjen ndaj Partise Demokratike dhe i anatemuar nga opozita, si personi qe ndikon ne raportet perfundimtare per te zbutur problemet e zgjedhjeve shqiptare. Sikurse Grosruk, Battelli mban post drejtues ne Asamblene Parlamentare, pasi eshte zgjedhur prej dy mandatesh si Shef i Thesarit te saj. Dyshohet se emerimi ne krye te vezhguesve te 23 qershorit i Battelli-t eshte bere nen ndikimin e forte te Grossruck.
Emerimi dhe misioni i zotit Roberto Battelli, qe eshte paracaktuar edhe si personi qe do te paraqese raportin paraprak me vleresimin per zgjedhjet, ne daten 24 qershor do te shkaktoje ne radhet e opozites jo pak frike, paragjykime, dyshime e polemika per besueshmerine dhe rolin e tij si vezhgues dhe hartues i ketij raporti.”
Re.Pu.
Comments
Po TCH vegel e sigurt e kujt
<p>Po TCH vegel e sigurt e kujt eshte??? Lan nam. Slane autobus te Edi Rames pa shoqeruar si rrodhja. Bile gazetari i tyre eshte ne kuarantine me ekipin e Rilindjes se 1 prillit, bile thone se flen ne autobus i gjori...Edhe Fiks Fare si nuk stigamtizoi qofte edhe nje here te vetme aleancen e 1 prillit?? Cudi pra se kur u dakortusa qeveria Berisha Meta me shtator 2009 slane humor pa beremr te thenat e Metes dhe berishes munder njeri tjetrit, dhe mire bene se e meritonin. Por edhe kaq te njeanshem eshte turp qe rrine...Kur do krijohen media te pavaruara ne Shqiperi qe te mos i perlyen si hyzmeqare as Pdse e as PSse??? Jemi shume larg demokracise...media duhet demokratizuar e para!</p>
Add new comment