Berisha: më kanë thënë media se [Rama] i kanë bërë vetë gropat [e rrugëve]

Postuar në 11 Maj, 2013 08:28

Berisha po përuron jo vetëm rrugët e reja, por edhe rikonstruksionet! Këtë gjë ka bërë sot në Kukës, ku ka përuruar sipas mediave rikonstruksionin e rrugës Kukës - Shishtavec (loti II). Berisha shfrytëzoi rastin për të sulmuar kryetarin e PS, që sipas tij, i hap vetë gropat që të shajë qeverinë. Ndërsa renditi arritjet e qeverisë së tij gjatë viteve të fundit, Berisha ironizoi akuzat e Edi Ramës për rrugët e shkatërruara, duke thënë: “Sot ka një alternativë tjetër e cila mohon çdo gjë. Zoti Rama udhëton me një autobus luksoz në rrugë pa gropa dhe vrapon për të gjetur një gropë dhe del burri 2 metra i gjatë në një gropë. Me thanë media se i kanë berë vetë gropat. Rrugët në Shqipëri janë ndërtuar në të katër anët. Alternativa e dytë është alternativa e damkosjes, e mohimit”. 
k.c.

Comments

Submitted by Liku (not verified) on

<p>Ha ha ha ha i madh fare je Noc Rroku e pashe linkun qe ke vene ne komentin e mesiper ha ha ha. hajdutit dhe kriminelit Sali Berisha duhet t&#39;i themi:</p><p>&quot;IKE PLAKU MERE,IKE ; MEGJITHE TESPI S TOSUM BAC&quot;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.