Tare: Biznesmenë, mos privatizoni. Do t’i anullojmë privatizimet e trashëgimisë kulturore!

Është bërë traditë që para zgjedhjeve, qeveritë shesin e privatizojnë ç’të munden, duke qënë mosbesues edhe vetë të betimeve se do të ri-zgjidhen. Dhe, në mënyrë të vazhdueshme edhe opozitat deklarojnë se nuk do t’i njohin këto privatizime të orës së fundit. Edhe pse, pas rotacionit, rrallë kemi parë anullime të veprimeve arbitrare e abuzive të qeverive të rëna. Tare ka deklaruar dje se do të anullohet privatizimi i trashëgimisë kulturore, madje ka bërë thirrje biznesmenëve të mos i privatizojnë.
Akuzoi Tare: “Dje qeveria e rrënimit, nëpërmjet ministrit të Kulturës, vendosi të nxjerrë në treg edhe monumentet e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare. Kjo përpjekje e kahershme për dhënien me qira të pasurive shpirtërore të shqiptarëve përkon tashmë me ikjen nga pushteti të partisë familjare të Berishës. Pasi shiti çdo pasuri natyrore, pasi dha çdo kodër për fabrika çimentosh dhe gurore, pasi shiti çdo pyll për qymyr, pasi dha me koncesion çdo lum për hidrocentrale, sot Sali Berisha po shet edhe monumentet e kulturës kombëtare”
“PS-ja u bën thirrje të gjithë atyre që të joshur nga këto orvatje të fundit të qeverisë për të blerë një grusht votash edhe me monumentet kombëtare, se pas fitores së datës 23 qershor nuk do të njohim asnjë marrëveshje të lidhur në dëm të interesave të trashëgimisë kulturore. Ne nuk do t’i njohim askujt, asnjë koncesion, qiramarrje apo formë tjetër ndaj monumenteve të kulturës”, deklaroi në mënyrë të qartë Tare.
k.c.
Comments
Auron ! Ky eshte i vetmi

Auron ! Ky eshte i vetmi vendim qe duhet te merret. Duhet bere publike me Deklarate Zyrtare te PS-se. se qysh diten e pare Qeveria e PS do ti anulloje keto turpe. Paraprakisht firmat e pista qe duan te perfitojne njoftoini, duke ja bere te ditur dhe publikut. njeherazi ngrini padi per shperdorim detyre per ata nepunes qe marin veprime te tilla.

Po le ti anulloj e ti marr

Po le ti anulloj e ti marr Kokdhima. Kapitalisti i leshit, u be ky te jet deputet...

o specialisti (deleted) per

o specialisti (deleted) per kulturen.

po fitojini nje here zgjedhjet pastaj bej kompetentin. se e kam te qarte qe do e beni kulturen ciflig tuajin sic dhe e bere parkun e butrintit sa kohe ishe aga aty.

gjynah shqiperia nga nje dore e zeze ne duar me te zeza ka per te shkuar.

Auroni eshte i shqetesuar

Auroni eshte i shqetesuar se do qe ti marre per vehte.

Si filo-turk i devotshem qe

Si filo-turk i devotshem qe je, ne cfare do i kthesh ato kala zoti Auron kur te vish ne ate pushtetin tend imagjinar, ne xhami e ne minare??? Ti shiko te mbrosh mire perandorine osmane nje here , pa kalave te Shqiperise ka kush ju del per zot. Ato kala jane simbol i qendreses shqiptare ndaj pushtimeve, sidomos ndaj atij otoman qe zotrote na e reklamove si "bashkjetese". Te shkosh ne kalane e Petreles, te hash qofte ne ate restorantin alla-katunar tirone e te degjosh hoxhen kur te kendon aty ne rreze te veshit "allahu ekber hani buke se u err" vetem ne kete vendin tone paradoksal ben vaki. Per restorantin ne kalane e Petreles kush e ka dhene lejen more mbrojtesi i flakte i kultures sone, a s'e ka dhene ai rrumpalla juaj Edi Rama, ish-minister kulture ????????????????????

Boll na mbushe mendjen sikur po te digjet barku per trashegimine kulturore zotrote, se morali yt dhe i gjithe te tjereve pas teje eshte "Ngrehu prift te ulet hoxha" dhe anasjelltas.

Kjo eshte pergjigja ndaj

Kjo eshte pergjigja ndaj uzurpatorit Berisha!!!

Add new comment