Preç Zogaj: Reagimet ndaj Kokëdhimës janë shprehje e rëndësisë, dhe jo e vogëlsisë së tij

Janë të shumtë ata që e kanë thënë të vetën lidhur me ngjarjen “Kokëdhima”. Sot e thosh të vetën dhe Preç Zogaj, që ka një njohje të hershme me botuesin e Shekullit, në një intervistë për Mapon. Dhe fillimisht e lidh këtë zhurmë rreth Koços me rëndësinë që ka ky i fundit, e jo me vogëlsinë: “[Koço] gjithnjë më kishte thënë se nuk do të hynte ndonjëherë në politikën aktive, por që ishte gjithnjë aty afër, këtë e kanë ditur të gjithë. Koços i uroj të ketë hyrë me këmbë të mbarë dhe i them miqësisht të tregojë durim, të përballojë me qetësi reagimet dhe opinionet e ndryshme për kandidimin e tij, që janë shprehje e rëndësisë dhe jo e vogëlsisë së tij”.
E pastaj vijon duke dhënë një konsideratë për të si biznesmen e si botues: “Koçoja nuk është as i pari, as i fundit botues dhe biznesmen që zbret në politikë. Mua nuk më habit kjo gjë. Madje në rastin e Koços më vjen mirë, pasi ai është një biznesmen i kultivuar, një person inteligjent, i moderuar, që ka futur i pari institucionin e etikës në shtypin e shkruar. Nuk e di si i ka sot punët e biznesit, por hyrja e tij në politikë futet në lajmet e mira për të majtën dhe për politikën në tërësi. Ai është i tillë edhe kur e ke përballë, edhe kur e ke përkrah. Ndërkaq, po t’i referoheni librit tim të fundit ‘Në kërkim të zgjedhjeve të humbura’, do të shikoni se Koço ka qenë personi që ka ngulmuar me shumë se askush për moskandidimin e Ramës në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2011. Marrëdhëniet e tij me Ramën pas kësaj pësuan një thyerje ose ngrinë. Duhet të jenë shkrirë kohët e fundit.”
Re.Pu.
Comments
Ne aq shume vende ka

Ne aq shume vende ka shetitur Preç Zogaj, sa s'mban mend ku ka qene tani!

Si s'e krijuan dot nje Parti Alternative ne ate vend te bekuar?

Gjithe kush ka punuar tek

Gjithe kush ka punuar tek kocua thote bah.... nga tre muaj pa rroga dhe drejtim me arrogance e jashte orarit,pra te fitojne keta lloj ngritje,madje deri aty sa duke share Edin i ngeli pa shitur gazeta ,vetem Shqiptarja .com triumfoi duke ja kaluar,por .....jetojme ne shqiperi vendin e perrallave me mbret,enderron dhe behesh.

Fjale me mend ne fakt. Sot

Fjale me mend ne fakt. Sot vertet ka nevoje per biznesmen te fuqishem shqiperia qe te avancoje sado pak. Per me teper qe Koco ka qene me se prane politikes prej vitesh, edhe nga ana mediatike. E gjika kjo me rezulton pozitive.

U shua ky vend per burra. Te

U shua ky vend per burra. Te gjithe kurva. Kaq kisha

O Prec, kam nje pyetje te

O Prec, kam nje pyetje te sinqerte: I ke marre ato leket e shkrimeve tek Sh-ja qe nga vera e kaluar????

Add new comment