Rama ka në plan një “fushatë jashtë të gjitha parashikimeve” në Vlorë

Postuar në 11 Maj, 2013 06:49

Lideri i PS-së do përqëndrojë forca dhe energji të shumta elektorale në qytetin e Vlorës. E përditshmja DITA citon sot një burim brenda stafit elektoral të Ramës të thotë që “ka një plan fushate të pazakontë për Vlorën”.

“Rama do ta drejtojë vetë fushatën në Vlorë, prej sot stafi i tij do mbartet i gjithi në këtë qytet dhe do qëndrojë aty thuajse gjatë gjithë fushatës. Janë planifikuar takime elektorale të shumta e të shpeshta, do veprojë si të ishte i shtati në listën e Vlorë dhe jo i pari – shkruan DITA duke cituar burimin e PS-së të flasë për një “fushatë jashtë të gjitha parashikimeve”. 

Me sa duket zërat se zonat më të nxehta të rezultatit të zgjedhjeve do jenë Vlora, Fieri dhe Durrësi nuk janë pa gjë. (a.n.)

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Plani i fushate se Rames esht enje kopie e shemtuar e asaj qe bente Obama. Ndaj Rama si majmun qe eshte, njeri pa ide, ka filluar te beje fushate me autobus ku ka futur gjithe kandidatet ushtare te bindur shurdhmemece. Megjithate shofer i autobuzit nuk eshte Rama Ai eshte ciereoni i autobusit, Kokco Kokedhima shoferi i autobusit dhe Ilir Meta fatorinoja</p>

Submitted by Gjergji (not verified) on

<p>O Edi Rama, po Vlora nuk eshte e papare e e pashetitur qe te çuditet me fushaten tende. Edhe veze t kuqe te besh ti, prape Vlora s&#39;do cuditet dot aq kollaj. S&#39;do i hedhesh dot hi syve. Ej, e bere shtetitjen te shetitorja qe u ndertu mbi det, kryetari Rama??? Mire e ke bere. Ate model ke dhe ti o Ram, si modelin e Shpetos qe nderton rruge mbi det. Se token e ka per pallate, s&#39;del per rruge, kshu qe i bie nga deti. I ziu det çe ka gjet me ju te dy.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.