Raporti: Dept amerikan i Thesarit, “mafiozi i drogës Naser Kelmendi i lidhur me Haradinajn"

Në raportin e Departamentit amerikan të Thesarit, të datës 4 qershor 2012, thuhet se, ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, është njeri që mban lidhje të afërta me të dyshuarin për kontrabandë ndërkombëtare të drogës, Naser Kelmendin, sipas Gazetës Express. Haradinaj vetë ka deklaruar se nuk ka dëgjuar kurrë për të (emrin e bujshëm të Kelmendit e njohin dhe adoleshentët, por jo një ish-Kryeministër). Njeriu më i besueshëm i tij (Naser Kelmendit, në foto) është Muhamet Ali Gashi, i dyshuar si ‘shef i mafies shqiptare në Bosnje e Hercegovinë’
Në raportin zyrtar të Departamentit amerikan të Thesarit, mes tjerash, thuhet se “Presidenti amerikan, Barack Obama, ka njoftuar Kongresin për sanksionimin e Naser Kelmendit, sipas ligjit Kingpin, i cili implementohet nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme të Departamentit amerikan të Thesarit”. Sipas po këtij raporti, Naser Klemendi, i vëllai dhe bijtë e tij, kanë disa biznese në BeH, Mal të Zi , Serbi dhe Kosovë, në mesin e të cilëve edhe hotele dhe kompani për transportin e naftës. Veç kësaj, Kelmendi kishte kontrata edhe me disa biznesmenë të mëdhenj boshnjakë, si ajo me biznesmenin e pronave të patundshme, Fahrudin Radoncic – i cili aktualisht është pronar i gazetës më të madhe ditore në BeH, ‘Dnevni Avaz’, dhe ministër i Sigurisë në BeH.
Sa për ti shtuar qershizën mbi tortë historisë, Kelmendi ka jetuar për muaj të tërë në lagjen Mat në Prishtinë, vetëm 100 metra larg banesës së ku jeton edhe ministri aktual i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.
k.c.
Add new comment