Skënder Minxhozi: Ne i dimë deputetët pa u bërë zgjedhjet; me përjashtim të nja dhjetë vetëve

Thelbin e sistemit elektoral e ka përmbledhur Skënder Minxhozi në një paragraf të shkrimit të tij me titull ‘Një sistem klientelist që duhet ndryshuar’, të publikuar në Shqipin e sotëm. Sipas tij është një system që gjithçka e lë në dorë të kryetarëve të partive, dhe garën për të nxjerrë 140 deputetë e katandis de facto në një garë për të zgedhur veç një duzinë deputetësh, pasi të tjerët e kanë të sigurtë që do zgjidhen. Ja se ç’thotë saktëisht ai, qysh në krye të shkrimit të vet: “Është mbyllur një javë, në të cilën kemi mësuar rreth 90% të emrave të deputetëve në Kuvendin e ardhshëm. Dy shefat e partive të mëdha, Sali Berisha dhe Edi Rama, janë takuar formalisht me forumet e tyre drejtuese mbrëmjen e 6 majit, pasi kishin vendosur ata vetë, personalisht, se cilët do të ishin garuesit e 23 qershorit. Ironia e atyre që thanë me këtë rast se në ditën e votimeve do të votojmë për nja dhjetë kandidatë, e jo për 140 të tillë, nuk ka qenë kurrë më e vërtetë dhe më pranë realitetit sesa sot.”
Shkrimin e plotë e gjeni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/05/11/nje-sistem-klientelist-qe-duhet-ndryshuar/
Re.Pu.
Comments
Kjo puna e këtyre listave

Kjo puna e këtyre listave është me të vërtetë për të ardhur keq, por kur mendoj që këtu tek ne është shumë e mangët qytetaria dhe ka mungesë rregullash, as sistemi i 2005 s'ma mbush mendjen, sepse mund të blije një eksponent të palës tjetër në një zonë, sa për të të siguruar një kandidim të pavarur dhe një diferencë votash për të djegur kundërshtarin, ose akoma më keq, kur klanet e brendshme aktivizonin të njohurit e tyre në zonën e anëtarëve të klanit tjetër (brenda partisë), që të mos votohej kandidati.

Duhen ndërtuar ca mekanizma ndershmërie për sistemin e vjetër, ose me sistemin e tanishëm të bëhet një zgjedhje gjithëpërfshirëse e listës, jo vetëm me talebanët e bazës së partisë, por dhe me qytetarë jashtë saj, dhe kjo normalisht e detyruar me ligj, jo në dëshirën e mirë të kryetarëve.

po Julius ke të drejtë, sikur

po Julius ke të drejtë, sikur të kishim të paktën 1 të dhjetën e qytetarisë së grekëve... mirë do ishte. si thua ti?

sa për rregullat, nja ca i kemi, po del ndonjë pallosh që përdor Berishën si gogol për të trembur kalamajt e vegjël pa sens kritik dhe uzurpon të vetmen parti që kishte në minumum demokracie të brendshme. dmth ishin regullat, jo vetëm morale por edhe të shkruara. palloshi nuk i zbatoi. dolinjë lukuni e tërë për ta mbrojtur.

e njëjta lukuni e mbrojti me ngjalëzimin e 1 prillit. e njëjta lukuni e mbron tani që spastroi PS nga zërat kritikë dhe me kontribute shumëvjeçare duke futur në të shokë e miq të vet pa asnjë kontribut dhe që vetëm sa do të zhvasin nga arka e shtetit.

neve Julius, na mungon koherenca dhe ndërgjegjësimi intelektual. intelektualët tanë dalin e justifikojnë paktin e m*** vetëm sepse nuk dinë të lënë mënjan lidhjet tribale miqësore ose ngaqë i kanë bërë palloshit kritikën e "Kurbanit".

O skënder ku ke qënë ti deri

O skënder ku ke qënë ti deri tani apo të kanë mbyllur gojën duke të paguar dhe tani del, e se ku do të dalësh një zot e di, thjeshtë sa të thauah ; shënomëni dhe mua. Merr ato lekë qëtë kanë dhënë për të mbyllur gojën e mos u duk më si gazetar.

Mos u merzisni se Edi Rama ka
Mos u merzisni se Edi Rama ka deklaruar qe nuk ka njerez te keqinj ose te mire, ka sisteme qe i bejne njerezit te tille. Dmth qe kryesocialisti ka ndermend te beje sisteme perfekte, qe te mos lejoje njerezit te bejne sipas qejfit. Kemi veç nje pikepyetje: si ka mundesi qe ky njeri qe premton sisteme qe nuk do lejojne qeverisesit te tallin bythen me pushtetin, nuk levizi as gishtin per te ndryshuar sistemin elektoral, kur e kishte kete ne dore, kete sistem qe ka shendrruar poshtersine elektorale dhe degjenerimin e parlamentarizmit ne filozofi qeverisese.
Te dy partite e medha PS+PD

Te dy partite e medha PS+PD mbizotorjne 2 kryetare qe jane staliniste te vertete, jane 2 diktatore dhe njerez qe nuk jane duke drejtuar si lidere por si diktatore, dmth sikur te jene pronaret e partive. Kjo vjen prej frymes qe ka shoqeruar partite ne 23 vjet 'demokraci". Cdo njeri qe mendon e vepron ndryshe kryetarit eshte armik apo tradhetar. Eshte nje gjendje e mjerushme...Populli te mos votoje as PD e as PS!

Qe i dime emrat e deputeteve

Qe i dime emrat e deputeteve para zgjedhdje nuk ka pse te na shqetesoje. Qe dime se zgjedhjet do vidhen perseri kjo duhet te na shqetesoje shume.

Add new comment