Cili është "zyrtari i lartë" i përgjuar që u shmang nga dosja hetimore për "lejet në burgje"?

Një zyrtar i lartë i administratës së burgjeve në Tiranë, i cili urdhëroi lirimin e përkohshëm të një të dënuari për vrasje, mund të jetë shmangur nga hetimi që solli arrestimin e vartësit të tij, Valentin Miri, drejtor i burgut të Shënkollit. Më herët për këtë çështje u arrestua drejtori i IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Lezhë, Valentin Miri. Ai u ndalua nga policia në aeroportin e Rinasit, ndërsa tentonte të linte Shqipërinë. Në shtëpinë e tij u sekuestruan një sasi ende e panjohur parash dhe armë pa leje. Prokuroria thotë se akuza ndaj tij u ngrit pas përgjimeve të tre numrave celularë, ku sipas akuzës, ai kërkon si rryshfet 100 euro për çdo ditë leje për të paktën një të dënuar.
Kur kjo histori dukej se ishte e mbyllur me arrestimin e Mirit, një dokument i gjykatës zbulon se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kishte kallëzuar përfshirjen e një zyrtari të administratës së burgjeve në Tiranë, në dhënien e lejes për të burgosurin Rasim R. Lajmi eshte botuar sit ne te perditshmen DITA dhe portalin investigimi.al a.n.
Faksimile: Në vendimin e saj gjykata pranon se i arrestuari ishte urdhëruar në dhënien e lejes. “Ky zyrtar, në komunikim dhe duke urdhëruar vartësin e tij në burgun e Lezhës ka bërë që leja për të dënuarin Rasim R. të akordohej në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore”.
Add new comment