Në konventën e PS, Rama e Meta ngjitur dhe të qeshur – sinjal publikut se koalicioni është solid

“Firmosëm bashkë, ti ik bëj fushatën tënde, unë timen, dhe shihemi tek i njëjti vend me 24 qershor”. Ky skenar i analizuar dhe në disa media, ku PS e LSI pasi firmosën në Shkodër duket se po bëjnë fushata të ndara, është zbehur pas konventës së sotme të PS, ku kreu i PS, Edi Rama është ulur ngjitur kreut të LSI-së Ilir Meta, për herë të parë që pas nënshkrimit të marrëveshjes për aleancë zgjedhore në muajin prill, në Shkodër.
Skenari i sotëm i sjell ata bashkë, komodë dhe të qeshur, si për treguar se koalicioni i majtë është solid. “Më 23 qershor bashkimi ynë i kthen Shqipërisë të drejtën natyrale për tu qeverisur nga shumica dërrmuese, për të mos mbetur kurrë më peng i pakicës”, tha Rama, i cili vendosi të bëjë dh enjë metaforë trenash, duke iu referuar integrimit, kalit të betejës së PD por dhe të LSI-së. “Qytetarët të zgjedhin vagonin që duan por të mos e ngatërrojnë me trenin e mallrave që po shkon drejt humnerës, ai le të shkojë se aty e ka vendin por të mos marrë me vete shqiptarët e ndershëm”, tha Rama, duke shtruar 2 alternativa, “Me trenin e qytetarëve drejt Europës ose me trenin e mallrave drejt humnerës”.
k.c.
Add new comment