Ipeshkvitë katolike thirrje besimtarëve të tyre të mos shesin votën, në emër të lirisë

Postuar në 18 Maj, 2013 16:55

 

Ipeshkvitë katolike kanë vendosur të bëjnë atë që duket se nuk ka inters ta bëjnë asnjë palë e e përfshirë në zgjedhje, të kërkojë nga besimtarët e vet të... mos shesin votën!!  Sipas TCH në një qarkore ipeshkvitë katolike të Shqipërisë me rastin e zgjedhjeve të 23 qershorit u bëhet thirrje besimtarëve që të marrin pjesë në zgjedhje për të shprehur vullnetin e tyre, por të mos lejojnë blerjen e votës, në emër të lirisë.

“Është e njohur se në shumë zona të Shqipërisë vota shitet, blihet apo rrëmbehet nën kërcënim. Të dashur vëllezër, shitblerja e votës është shitblerja e lirisë. Me anë të votës qytetari zgjedh atë që e qeveris dhe jo një blerës që bëhet pronari i lirisë së tij”, thuhet në qarkore. “Një fenomen i rëndë është vota nën kërcënim, sidomos lidhur me premtim të vendit të punës. Prandaj është me rëndësi të mos përfshihet administrata publike vendore apo qendrore në këtë proces e aq më pak të kërcënohen me privimin e vendit të punës persona që duan të votojnë ndryshe apo kanë një bindje ndryshe nga forca politike që i ka futur në punë. Kjo është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut dhe të punësuarit që me këtë punë mban familjen e tij”, vazhdon qarkorja e ipeshkvive katolike, të cilët kanë kërkuar adminstrim të drejtë të rezultatit nga KQZ dhe mos-manipulim të rezultateve nga partitë politike.

k.c.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Një thirje e drejtë për emacipimin e shoqërisë dhe këtu është ndryshimi i madh i të krishterëve ndaj myslymanëve dhe do jetë gjëja më e mirë që populli duhet të bëjë ta mbështesë këtë thirje pa më të vogëlin dyshim në qoftëse duam të përparojmë dhe të cilivizohemi si shoqëri dhe një përshëndetje të madhe Ipeshkëve Katolik dhe një falenderim të madh</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.