Foto-Shënim: Ndoshta Lefteria e mendon Arbenin duke lexuar Gjiknurin

Pesë ditë përpara shpërndarjes së Kuvendit, nuk ka asnjë shenjë për zgjidhjen e krizës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sekretari Zgjedhor në Partinë Socialiste Damian Gjiknuri thotë në një intervistë për televizionin Top Channel se nuk ka asnjë sinjal nga Partia Demokratike për negociata.
"Nuk ka patur asnjë sinjal. Perpjekje e di që ka, por unë nuk mund t'i komentoj këtu, edhe nga faktori ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhjeje.E mira është që një zgjidhje të gjendet sa më shpejt. Në çdo moment Kuvendi mund të thirret dhe t'i japë zgjidhje një problemi, që për mua është një problem shumë i rëndësishëm për të pasur zgjedhje me standarde", tha Gjiknuri.
Ç’do të bëjë PS nëse PD vijon ta konsiderojë si çdo herë fakt të kryer edhe punën e KQZ-së? "Ne e kemi deklaruar qartë, nëse ai kërkon kontrollin e plotë të KQZ le ta mbajë. Ne do të përgatitemi për zgjedhje në çdo nivel, deri në Komisionet Zonale Zgjedhore, vende ku përfundimisht mbyllet numërimi i votave dhe del rezultati zgjedhor. Nëse KQZ-ja do të hyjë në proces në mënyrë të paligjshme, patjetër në mënyrë të paligjshme do të përballet me një presion të shtuar, presion popullor dhe ndërkombëtar pasi do të shkelë haptazi ligjet dhe përgjegjësia është e këtyre katër njerëzve, të cilët do të tregohen me gisht përpara publikut dhe përpara ligjit, nëse do të vendosin të hyjnë në mënyrë të paligjshme në proces" - tha Gjiknuri.
Ka ndodhur edhe më parë presioni popullor. Kur u vodh mandati i Tiranës. Në foton shoqëruese, shihen deputete dhe mbeshtetes te PS, duke u konfrontuar me forcat e policise, ne perpjekje per te hyre brenda ambienteve te KQZ, ndërkohë që KQZ e Ristanit ndryshonte në tavolinë rezultatin e votimit për Bashkinë e Tiranës. (LSA - E enjte, 19 Maj 2011). Gjithsesi, mandati u vodh. Ndoshta Lefteria e mendon Ristanin (Arben) duke lexuar Gjiknurin. (a.th.)
Comments
Ketyre socialisteve nuk u
<p>Ketyre socialisteve nuk u mungon vetem burreria, u mungon shumecka. Saliu ka 22 vjet qe vjedh votat dhe pleckit gjithcka qe ka vlere, ndresa keta te mjere vetem ia numerojne i ka tamam apo i mungon ndonjera. Jane shume qesharak, askush nuk i beson me. Kur na permendin edhe nderkombetaret te vjellat na i provokojne edhe me shume.</p><p>Kujt ia thote ky Gjiknuri profktat per pergjegjesine ligjore qe do kete Lefteria dhe do memure ne krah te saj? Kaq budallej na pandeh? A nuk doli i pafajshem Ilri Meta qe vidhte me ze e me figure? A nuk dolen te pafajshem dy sherbetore te Saliut qe vrasejet ne mes te bulevardite u provoi edhe FBI-ja?</p><p>Sidoqofte, socialistet dine ta bejne mire detyren e zjarrfiksit. Por popullit i eshte sosur durimi dhe kete here nuk do mundin ta shuajne zjarrin e tij. Kete duhet ta llogarisin mire edhe amerikanet edhe evropianet.</p>
Add new comment