Arvizu këmbëngul të kërkojë zgjidhje për KQZ-në, PS e pregatitur për të hyrë në zgjedhje dhe me këtë KQZ

Postuar në 21 Maj, 2013 07:34

Një takim i ambasadorit amerikan Arvizu pak më parë për disa minuta në selinë e PS-së, thuhet se është përqendruar në situatën e krijuar në KQZ. Vetëm pak minuta, sepse palët janë me sa duket të qartë se ç’po ndodh, por thjesht të pafuqishme. Në deklaratën pas takimit, Arvizu tha se ““Ajo që është shqetësim për Shqipërinë është mosfunksionimi i KQZ, që nuk po funksionon si duhet”.

Dështimi i çdo orvatjeje për ta zgjidhur mund të lexohet nën rreshta kur ambasadori thotë se “Ne kemi pasur kontakte të ngushta me zotin Berisha, por nuk mund të japë një informacion specifik”. Shpresa e vetme duket se mbetet te kompromisi mes palëve, që duket ende i largët, kur, ndoshta duke njohur pamundësinë e negociatave me Kryeministrin edhe Gjiknuri ka deklaruar se “Mënyra e zgjidhjes mbetet në negociatë, por deri kemi dëgjuar tranzigjencë nga shkelësi i ligjit që është Berisha. Ne jemi të përgatitur të shkojmë në zgjedhje dhe me këtë KQZ”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.