Amnesty International për Shqipërinë: Remzi Hoxha, gjyqi për 21 janarit dhe greva e të burgosurve politikë në qendër të shkeljeve për 2012

Konkluzioni i përgjithshëm i vëzhgimit të Amnesty International në raportin e 2013-s (që mbulon janar-dhjetor 2012) është se qeveritë në mbarë botën po fshehin dhunimin e të drejtave të njeriut duke i konsideruar në mënyrë të turpshme si “çështje të brendshme” për të penguar shqetësimin ndërkombëtar për zgjidhjen e tyre.
Pikat e raportit për Shqipërinë:
Zhdukja e personave
Rasti Remzi Hoxha është kyç në përshkrimin e shkeljeve të të Drejtave të Njeriut. Aq më tepër kur fajtorët nuk janë dëmtuar. Thotë raporti: “Një prej tyre, Ilir Kumbaro, që i shpëtoi procedurave të ekstradimit në Britani, u dënua me 15 vjet në mungesë. Akuzat ndaj dy shokëve të tij u ndryshuan nga Gjykata pas një amnistie më 1997, çka rezultoi që ata mos të dënoheshin”.
Vrasjet e jashtë ligjëshme
Raporti përqendrohet tek vrasjet e 21 janarit.
“Në Maj, gjyqi i hapur ndaj komandantit të Gardës Ndrea Prendi, dhe ish-oficerit të Gardës, Agim Llupo, të akuzuar se kanë vrarë 4 protestues, plagosur 2 të tjer, dhe fshehjen e provave.”
Torturat
Raporti flet për torturat në komisariate duke sjellë edhe shembuj, sikurse edhe një raport të komitetit të KB kundër Torturës, i cili flet për mungesë hetimi nga ana e Ministrisë së Brendshme ndaj rasteve të raportuara të torturës.
Raporti ka një pikë të veçantë për grevën 310ditore të urisë të ish-të burgosurve politikë, ku dy burra u vetëdogjën, dhe njëri, Lirak Bejko, vdiq nga plagët në spital. Shkruhet në raport “Avokati i Popullit i konsideroi aktet e Policisë së Tiranës si një akt trture, aspi ata u mohuan të burgosurve të drejtën për të marrë lëngje dhe medikamente gjatë grevës”
Dhuna në familje
2,526 raste të raportuara dhune, 345 më shumë se viti i kaluar, dhe kërkesa e viktimave për mbrojtje me urdhër gjyqësor, kanë njohur rritje.
Diskriminimi
Romët dhe LGBT konsiderohen të diskriminuar. Rasti i deklaratave të Ekrem Spahiut, është një shenjë e diskriminimit. Për Romët raporti rikthen rastin e romëve të përzënë nga stacioni i trenit.
Të pastrehët dhe jetimët
Një grup që flet për gjendjen e të drejtave të njeriut jnaë dhe të pastrehët e jetimët. Jetimët e pastrehë, pavarësisht se ligji u garanton ndihmë sociale e strehimi deri 30 vjeç, jo rrallë përfundojnë duke fjetur në dyer e shkollave.
k.c.
Add new comment