Rama: Nuk do ta synoj me çdo kusht një mandat të dytë kryeministror

Postuar në 23 Maj, 2013 16:49

Pyetjes se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, nëse opozita i fiton zgjedhjet, Edi Rama nuk iu përgjigj në mënyrë të prerë sot në emisonin Top Story të Sokol Ballës. Sidoqoftë, përgjigjia ishte mëse e nënkuptuar. Ai tha se partia më e madhe e mazhorancës së nesërme do të ketë të drejtën të drejtojë dhe qeverinë. Pra, që praktikisht, kryeministër do të jetë vetë Rama, nëse opozita i fiton zgjedhjet.

Ai tha se, në qoftë se bëhet kryeministër, nuk do të mendojë për mandatin e dytë të qeverisjes së tij. “Unë nuk dua të bëhem kryeministër për të marrë me çdo kusht karrigen e kryeministrit edhe pas katër viteve. Dua të jem kryeministër që do të kryejë detyrën pa menduar për mandatin e ardhshëm dhe për të kryer reforma dhe operacione radikale që do të shpëtojnë një herë e mirë këtë vend,” tha Rama.

Kush do ta synojë postin e kryeministrit pas 4 vjetësh, në qoftë se Rama nuk do ta synojë më atë…?
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Zaloshnja,  mos bej hipoteza femijenore...ajo qe nenkupton Rama eshte qe reformat do i ndermarre edhe me kosto politike, dhe kosto politike do ishte renia e te majtes ne opozite, pasi me sa kuptoj e me sa kuptohet, Meta nuk mund te jete nje kryeminister i te majtes me votat e elektoratit te majte... thene troc, nese e majta nuk humbet zgjedhjet, kryeministri vijon punen. Nese diskutojme me tej, Ilir Meta, per mendimin tim dhe te atyre qe njoh, e ka mbyllur ciklin e nje politikani me stature te madhe, kryeministrore. Nese arrin te mbijetoje ne politike, do jete gjithmone nje personazh i rradhes se dyte...koha e arte ku njerez si Berisha (dhe Meta) riciklohen pa pasoja, po iken...
Po ty cfare idesh te vijne ne ato tre pikat ne fund te pyetjes?

Submitted by Ilir (not verified) on

Meta nje mandat te dyte dhe Rama ose Kryetar bashkie ose President...........

Submitted by ervin (not verified) on

Fakti qe synoi per here te katert nje mandat pushtetari lokal, nderkohe qe perpara i vihej si detyre udheheqja e nje opozite te tere e ben edhe me te besueshme deklaraten e ketij srategu calaman.

Submitted by bbb (not verified) on

Ashtu tha Rama edhe kur u be kryebashkiak per here te pare...Pastaj kandioi 3 here rrjesht dhe nuk u sbraps. Karrigia eshte e embel dhe dashur si rakia. Sa me shume raki pi, aq me shume te pelqen rakia. Keshtu edhe pushteti...Pastaj ku ngopen poltikanet tane me pushtet.

Submitted by bbb (not verified) on

Une shikoj nje situate tejet te rende ekonomike. Dhe kam frike se Rames nqs fiton, do ti ngel dopio gjahst ne dore...Nqs ai nuk vendos ne qeveri kokat e konomise qe ka ne PS, dhe nqs nuk ndihmohet nga bota, kataklizma ekonomike ska per ta lene Rames me shume se 1 vit ne pushtet. Dhe Sala eshte mjeshter i perfitimit poltik i situatave

Submitted by Albi (not verified) on

Aman, kush ja beson keto genjeshta ketij??? Tentoi mandatin e 4 ne krye te Bashkise megjithese ishte kryetar partie e kandidat per kryeminiser. Ka 8 vjet qe ca nuk ben per te ruajtur karrigen e kryetarit te partise, duke shkelur dhe statutin e precedentin e asaj partie. Nqs Rama do te behet i besueshem gjeja e pare qe mund te bej eshte propozimi i qarte per limite mandatesh. Nqs jo, ky eshte spekullimi i tij i rradhes.

Nese kjo pastaj eshte pjesa e pazarit me Ilirin, nje mandat njeri e nje mandat tjetri, harram i qofte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.