Socialistët fillojnë de jure fushatën; de facto e kanë filluar prej kohësh

Postuar në 23 Maj, 2013 13:10

Socialistët, siç është marrë vesh, e kanë hapur sot de jure fushatën elektorale në pallatin Asllan Rusi (de facto fushata ka filluar prej javësh). Nuk u regjistruan risi në këtë ngjarje. Veprimtaria ishte tipike elektorale dhe me funksione të qarta për një efekt të qartë televiziv. Dhe këtë efekt duhet ta kenë arritur.

Folën kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës. Folën shkurt, shumë shkurt, dhe secili pati “në ngarkim” një argument të caktuar. Pas tyre foli Pandeli Majko, të cilin e pamë në një version “të papublikuar më parë”: ishte gjysmë sportiv, me kostum por pa kravatë, dhe fjalën e recitoi me ton më të lartë se sa zakonisht.

Pas tij foli Rama, i cili nën kolonën zanore të korit të njerëzve që bërtiste “Edi Rama, Edi Rama, ..”, nënvizoi premtimin e heqjes së taksave për biznesin e vogël dhe të legalizimit “pa shumë ceremoni” të të gjithë godinave të palegalizuara.

Pas këtij aktiviteti, në një ambient të pallatit të sportit, do të zhvillohet programi Top Story i Sokol Ballës, ku do të jetë Edi Rama përballë disa gazetarëve.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.