Voice of Italy: Ç’donte të thosh Cocciante mbrëmë me “inconveniente tecnico” pas interpretimit të Elhaida Danit?

Postuar në 24 Maj, 2013 02:58

Në lajmin e fundit që dhashë mbi suksesin e Elhaida Danit në the Voice of Italy fola për një moment “që e komprometoi pakëz” performancën e saj. Dhe për këtë iu referova Ricardo Cocciante-s, që foli në fund për një “inconveniente tecnico”. Unë e përktheva këtë term në mënyrën time: diçka që nuk shkoi në teknikën e këngës, diçka që nuk shkoi në interpretim. Dhe në fakt, “inconveniente” mund të përkthehet dhe kështu: diçka që s’shkon ashtu si duhet, diçka e papëlqyeshme, etj. Mënyra se si foli Cocciante e bartte një ekuivok, megjithatë. Sipas meje, të paktën. Dhe unë, duke interpretuar dhe maskën e  trishtuar të tij pas interpretimit të Elhaidës, e mora këtë trishtim si rrjedhojë të pakënaqësisë që Elhaida i dha me këtë “inconveniente”. Bën vaki që nuk është kështu. Ka njerëz që e kanë parë shfaqjen e më thonë se këtë term Cocciante ia adreson korit apo orkestrës, më saktë një sinkronizimi të munguar mes këtyre të fundit e Elhaidës, një kundër kohe muzikore, e jo për faj të Elhaidës. Është kështu? Ndoshta. Yçkla teknike nuk ishte nga ato që mund të kapej nga një vesh profan si i imi. Në këtë rrethanë ftoj ekspertët që e kanë ndjekur ta thonë të tyren e ta ndriçojnë këtë situatë. Ta ndriçojnë për saktësim të lajmit e të kronikës, jo për gjë të tjetër.

Sidoqoftë, ndërsa po fliste për Elhaidën në fund të interpretimit, Cocciante e cilësoi këngëtaren tonë si “struggente”, që do të thotë (po bëj një përkthim “kilometrik”): diçka që të rrënon deri në dhimbje. “Deri në dhimbje” në këtë rast duhet marrë absolutisht si një kompliment. Që Elhaida Dani e meriton. Siç meriton dhe çmimin the Voice, të cilin e kërkojnë dhe tre të tjerë. Gjithçka do të vendoset të enjten e ardhshme.

M.N.

Comments

Submitted by Huana (not verified) on

Elhaida nuk mu duk ne naltesine e hereve te tjera,

simbas mendimit tem
pjesa e para u kendue pa asnji ndjenje
pjesa e dyte u kendue tuej bertite...
Mbrame ka kene performanca ma e keqe e saj,

Submitted by luli (not verified) on

Incoveniente tecnico nuk ka lidhje me interpretimin. Kengetaret perdorin  kufie gjate interpretimit, por ka raste qe ato nuk funksionojne dhe ty nuk te arrin muzika ne vesh. Ne kete menyre je i detyruar te interpretosh pa e degjuar mire muziken.

Submitted by eni (not verified) on

ka qene nje disaster kori. ka hyre me vonese ...ka kenduar keq etj. Cocciante tha - Elhaida e superoi kete.

Submitted by Anonim (not verified) on

Pershendetje

trupa e baletiti qe performonte me Elhaiden ishte "jashte kohe", e pasinkronizuar. Per kete behej fjale

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.