Komisioni mbi hetimin e incidentit të veshit dështoi me sukses të plotë; dhe la pas shijen e një gallate

Estrada parlamentare mbi “incidentin vienez me veshin e diplomatit Ceka” (kjo ngjarje, sa herë që e përmendim na bëhet si e huazuar nga ndonjë dorëshkrim i pabotuar i Kadaresë), me sa duket, ka marrë fund. Komisioni i hetimit që u ngrit në Kuvend me synimin që të nxirrte përgjegjësit e këtij “incidenti” do duhej të nxirrte konkluzionet para datës 20 maj. Në këtë datë do duhej të jepej raporti përfundimtar, që do nënshkruhej nga deputetët Fatbardh Kadilli, Luçano Boçi, Paulina Hoti, Gert Bogdani dhe Osman Metalla (këta kanë hyrë në histori, tanimë, me këtë rol që kanë pranuar të luajnë; kanë hyrë, me përjashtim të Paulina Hotit, dhe në listat e kandidatëve për deputetë të PD-së).
Ky raport nuk është paraqitur. Data sot është 23 maj, dhe kjo datë shënon dhe fundin e legjislaturës. Edhe sikur Berisha të kujtohet sërish, praktikisht nuk ka kohë. Çështja e veshit quhet e arkivuar njëherë e mirë, dhe me shumë gjasa, ky ishte akti i fundit i kësaj maxhorance parlamentare. Qyfyre hesapi!
M.N.
Comments
kriminele hesapi u perpoqen
<p>kriminele hesapi u perpoqen t'i bejne gropen Edi Rames dhe rane vete ne te....turperuan edhe nje here Shqiperine, tashme te turperuar e te degjeneruar nga keto kriminele. shpresojme ti terheqim koken kesaj kucedre me 23 qershor. shpresojme qe koka e kucedres sali berisha te vdese politikidht dhe t'i behet autopsia (sekuestrimi i cdo pasurie te vjedhur deri me qindarken e fundit)</p>
Add new comment