Emil Lafe tërheq vëmendjen “rreth një gabimi të shpeshtë në tekstin e kënduar të Himnit Kombëtar”

Emil Lafe ka tërhequr vëmendjen mbi një gabim të shpeshtë në tekstin e kënduar të Himnit Kombëtar. Në një shkrim në të përditshmen DITA profesori i njohur shkruan ndër të tjera:
“Në mbrëmjen e 22 majit televizioni TCH transmetoi një film emocionues për Himnin Kombëtar. Veprimi i filmit shtrihej nga Rumania në SHBA. Disa herë u kënduan edhe strofat e Himnit nga regjistrime të hershme dhe të reja. E kënduan edhe dy aktorët që ndërlidhnin skenarin. Pikërisht tek këta u vu re një pasaktësi në tekstin e Himnit: Vargu i tretë nuk është: “Të gjithë atje duke u betuar”, siç e dëgjojmë shpesh të këndohet, por: “Të gjithë atij duk’ iu betuar”! Kështu e ka poezia e Asdrenit, që titullohet “Betimi mi Flamur”. Pra, ne i betohemi Flamurit si simbol i Atdheut. Ky është kuptimi poetik i vargut. Kështu duhet kënduar ky varg i strofës së parë të Himnit:
Rreth Flamurit të përbashkuar
Me një dëshir’ e një qëllim,
Të gjithë atij duk’ iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim... (a.n.)
Comments
e ka fjalen per Flamur Noken
<p>e ka fjalen per Flamur Noken </p>
Add new comment