Armiku më i madh në rajon për Maqedoninë: Shqipëria!

Postuar në 26 Maj, 2013 07:45

Një anketë ka nxjerrë që 66% e maqedonasve mendojnë se Shqipëria është një vend me qasje armiqësore ndaj Maqedonisë, e njëjta përqindje që konsideron Serbinë vend miqësor, raport agjencia INA. Anketa e realizuar nga Instituti “Dimitrije Çupovski” kishte për qëllim analizimin e perceptimeve të qytetarëve maqedonas ndaj vendeve fqinje.

Sipas anketës, 66 për qind e maqedonasve vlerësojnë se Shqipëria është një vend me qasje armiqësore ndaj Maqedonisë, ndërsa vetëm 64% e mendojnë këtë për Bullgarinë, vend me pretendime gjuhësore e deri dhe territoriale ndaj Maqedonisë. Ndërsa Serbia qëndron si vendi më miqësor dhe më i afërt për maqedonasit (66% konfirmuan këtë), 56% e popullsisë shqiptare atje mendojnë se Serbia ka qasje jomiqësore ndaj Maqedonisë.

Në pyetjen se cilët nga këto vende kanë qëllime të mira ndaj Maqedonisë: 60 për qind janë shprehur vetëm pro Serbisë, 0,5 për qind për Shqipërinë, 4,5 për qind për Bullgarinë, 0,5 për Kosovën, 0,6 për qind për Greqinë, etj.

Ja.Se.

Comments

Submitted by Drini (not verified) on

<p>Pra te gjitha shtetet ne Ballkan kan probleme me njeni tjetrin.</p><p>Prandej perdoret termi <strong><em>&quot;ballkanizim&quot;</em></strong> kur ne nji rajon te botes te gjithe jane kundra te gjithve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.