Edi Rama për Universitetet: “Taksisti im, ka master e doktoraturë, sepse çon gruan e pronarit në shopping”

Postuar në 26 Maj, 2013 12:42

Edi Rama ka bashkëbiseduar sot në Vlorë me pedagogë, mësues e studentë. Aty ai deklaroi se kur PS të vijë në pushtet do të ndryshojë sistemin e hyrjes në Universitet.

“Unë kam një zakon të vjetër. Në orën 12 të natës marr një taksi dhe i hip dhe i them shoferit, jepi nisu dhe fol. Taksistët janë barometër i mirë për të folur. Por nuk po gjej më taksist pa diplomë. Ky i fundit tha mora master për juridik. Në mëngjes tha marr kalamajtë e pronarit i coj në shkollë, gruan e tij në shoping. Tani e mora masterin do marr dhe doktoraturën. Me një fjalë problem i madh, ky i diplomave”, tha Rama.

Më tej ai prezantoi idetë e PS për të ndryshuar këtë sistem:

“Na duhet cilësi dhe jo sasi. Duhet të ndryshojmë gjithë sistemin e hyrjes në Universitet. Por të hapim korsinë tjetër, që kush nuk ka mundësi të zhvillojë universitetin të marrë një zanat dhe jo të mbetet në rrugë. Pra Universitetit ti japim cilësi më shumë se sasi. Çfarë duhet të bëjmë ne? Për nxënësit e shkollës së mesme duhet të ketë dy rrugë, universiteti për ata që e meritojnë dhe zanati për të tjerët. Sot kemi një numër më të lartë të juristëve për m2, elektriçist zor se e gjen, dhe hidraulik, teknik në naftën, në energjitikën, marangozi etj”.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.