Andrea Stefani: Shpresa dhe ankth nga vizita e Jonathan Moore-it

“Përse vjen Xhonatan Mur në Tiranë” është shkrimi i Andrea Stefanit sot te Shqip, që gjithsesi nuk mundet ti japë një përgjigje të saktë. Sipas Stefanit, në përpjekjet e vazhdueshme të Sali Berishës për të nënshtruar institucionet, në betejën e lobimit në Uashington, miqtë e tij, Podesta e Ko., ia kanë të dalë të jenë më ndikues në Departamentin e Shtetit sesa ambasadorët amerikanë, ku Stefani risjell në vëmendje Marsi Ries, Xhon Uidhers, dhe së fundmi edhe Aleksandër Arvizunë. “Edhe sa kohë kështu” pyet Stefani, dhe quan “një enigmë që e bën dhe më të ankthshëm mesazhin që do të sjellë Xhonatan Mur në Tiranë.”
Ka dy rrugë për KQZ-në, thotë Stefani. Ose të bëhet dëshira e Berishës e opozita thjesht të mbushë 3 vende vakante, ose të riformatohet nga e para sipas balancave të reja të krijuara. ShBA, kanë prioritet demokracinë në botë, por sipas Stefanit shpesh kanë sakrifikuar demokracinë në vende të caktuara në këmbim të interesave të tyre strategjike, dhe trembet se mos kjo mund të ndodhë prapë. Aq më tepër kur Podesta dhe lobuesit e tjerë të Berishës kanë dalë të suksesshëm, çka sjell frikë për vizitën e Mur. Dhe e vetmja shpresë për KQZ, formula 3+3 dhe kryetar konsensual është “i vetmi opsion në favor të demokracisë e lirisë, që besojmë, shpresojmë, dhe duam të mbeten ylli polar i diplomacisë së ShBA.
k.c.
Add new comment